Tensione te Komisioni për Edukimin, Zhupa i heq mikrofonin ministres së Kulturës! Petro Koçi kërkon ndërhyrjen e gardës (VIDEO)

Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka patur tension mes deputetes së PD Ina Zhupa dhe ministres së Kulturës, Elva Margariti. Në këtë mbledhje po diskutohej projektligji “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit".

Ina Zhupa, e revoltuar tha se marrëveshja për dhënien e Butrintit me koncesion është sekret dhe sipas saj Butrinti nuk duhet të trajtohet si mall.

Kur iu dha fjala ministres së Kulturës, Zhupa u ngrit dhe i hoqi mikrofonin duke thënë se nuk mund të kalohet rendi i ditës në këtë mënyrë ndërsa kryetari i Komisionit, Petro Koçi kërkoi ndërhyrjen e punonjësve të gardës për të ndaluar aktet e dhunshme.

Debati

Ina Zhupa: Nuk kalohet rendi kështu.

Petro Koçi: A ka mundësi të mbash vetveten. Nuk je ti komandantja e rregullores këtu.

Elva Margariti: Një marrëveshje e cila ka kaluar sipas të gjithë kuadrit ligjor dhe këtu jemi për të diskutuar... Ju falënderoj për vizitën tuaj në Butrint.

Ina Zhupa: Nuk vazhdon.

Elva Margariti: Të pëlqen nuk të pëlqen do ta dëgjosh, nëse nuk të pëlqen bëj kritika në fund.

Petro Koçi: Me qetësi zonja ministre, ju lutem punonjësve të gardës mos lejoni veprime të dhunshme.

Elva Margariti: Është një marrëveshje që është nënshkruar sipas kuadrit ligjor, është nënshkruar në nëntor të 2021. Ngritja e një fondacioni të posacëm që vjen jo si një kërkesë e kohës, por si detyrim ligjor, është marrëvehsje që do të marrë jetë.

Ina Zhupa: Është marrëveshje turpi.

Elva Margariti:Turpin ti e vesh përditë. Ti je fytyra e turpit në këtë komision, je anti njeiru dhe anit femra.

Ina Zhupa: Të të vijë zor që ulesh aty.

Elva Margariti:Sot po flasim se si pasuritë kulturore menaxhohen se kultura nuk është aset që ka nevojë vetëm për kutlura, por nëse mirëadministrohet sjell buxhete në arkën e shtetit.


Lajmi kryesor:

Video/ Zhupa i përplas mikrofonin Margaritit: Pse marrëveshja për Butrintin sekrete?! Trashëgimia nuk është mall! Margariti: Konfidencialiteti i kontratës për aspektet ekonomike


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë