Tensionet Kosovë-Serbi, analisti nga Prishtina: Situata në veri s’mund të përshkallëzohet deri në konflikt

Situata mes Kosovës dhe Serbisë është tensionuar, ndërsa palët po shkojnë drejt një konfliktit të ri, pas arrestimit të 3 policëve të Kosovës nga forcat serbe, veprim të cilin policia e Kosovës e quan si rrëmbim.

Analisti Milazim Koçi në një intervistë për emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv u shpreh se situata në veri të Kosovës është shumë e rëndë. Megjithatë Koçi thekson se nuk ka mundësi për një konflikt mes Serbisë dhe Kosovës, për shkak të prezencës së forcave të KFOR. Por shton Koci, situata në veri të vendit mund të përshkallëzohet deri në konflikt.

‘Situata është e rëndë. Rrëmbimi i 3 fëmijëve të Kosovës është ngjarje e rëndë. Mendoj se situata është tensionuar, mund të përshkallëzohet. Nuk shoh mundësi të konfliktit të hapur Kosovës-Serbi pasi janë rreth 6000 forca të KFOR, pastaj kanë ardhur edhe forca të tjera speciale dhe një konflikt të hapur se shoh në ver. Nuk e përjashtoj mundësinë që në veri Vuçiç të vazhdojë me inskenime më të rënda për ta pasur pretekstin e ndërhyrjes në veri të Kosovës në veri të Kosovës nuk përjashton mundësinë për konflikt në veri të Kosovës. Në pjesën veriore ekziston rreziku për faktin e se Vuçiç mund të bëjë inskenime për të përshkallëzuar situatën deri në konflikt. Duna konflikt për të rikthyer rezolutën 12 44.’- tha Koci.

Ndërsa për analistin Arben Meçe, ky edhe mund të jetë një provokim nga ana e Albin Kurtit pasi mund të jetë në funksion të shtimit të trupave të NATO-s.

‘Nuk diskutohet çështje lufte fare. Sa kohë që trupat e NATO-s u shtuan, ndoshta me të drejtë mund të themi se personi që po e provokon këtë situatë Kurti është në funksion të shtimit të trupave të NATO-së. ky rast mund të jetë një rast ku Serbia i bën me dije se kanë një territor të paligjshëm. Në gjeopolitikën Kurti dëshiron të provokojë luftë. Kosova dhe Shqipëria janë shtete që janë në ndërtim. Nuk është e lehtë të ndërtosh një ushtri përballë ushtrisë serbe. Nuk mund të thuhet se miu po i hap rrugë maces. Policia e Kosovës dhe Vuçiç është e paligjshme. Këtë territor e mbron KFOR dhe s’kanë pse ta mbrojnë ato.’- tha Meçe.

3 policë të Kosovës u arrestuan sot nga forcat serbët, ndërsa policia e Kosovës e cilëson këtë akt si rrëmbim klasik. Për ngjarjen reagoi kryeministri Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani të cilët kërkuan lirimin e menjëhershëm të tyre, duke e cilësuar aktin agresion të Serbisë me qëllim destabilizimin. Ndërsa presidenti serb Aleksandër Vuçiç, tha se Kurti kërkon me çdo kusht luftë e konflikte.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja