Tensionet Moskë-Kiev, fuqitë përplasen në sigurimin e OKB! Sot në Ukrainë lider të Evropës: Të shmanget gjakderdhja

Sekretari i Shtetit të SHBA Antony Blinken do të takohet sot me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov, një përpjekje për dialog rreth çështjes së Ukrainës. Po ashtu sot një numër liderësh evropianë midis tyre kryeministri polak Mateusz Morawiecki, kryeministri holandez Mark Rutte, për të gjetur një zgjidhje diplomatike për argumentet me Moskën dhe "të shmangë gjakderdhjen e mëtejshme".

Këto zhvillime vijnë pas përplasjeve të zemëruara midis të dërguarve rusë dhe amerikanë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pasi SHBA thirri një takim për të diskutuar mbi ngritjen e trupave të Moskës në kufijtë e saj me Ukrainën, njoftoi BBC

Ambasadorja e SHBA Linda Thomas-Greenfield tha se mobilizimi ishte më i madhi që Evropa kishte parë në dekada.

Homologu i saj rus akuzoi SHBA-në për nxitje të histerisë dhe ndërhyrje të papranueshme në punët e Rusisë.

SHBA dhe Britania e Madhe kanë premtuar sanksione të mëtejshme nëse Rusia pushton Ukrainën. Një zyrtar amerikan tha se sanksionet e Uashingtonit nënkuptonin se individët pranë Kremlinit do të shkëputeshin nga sistemi financiar ndërkombëtar.

Rusia ka vendosur rreth 100,000 trupa, tanke, artileri dhe raketa pranë kufijve të Ukrainës.  Por ambasadori rus Vasily Nebenzya tha se nuk kishte prova se Rusia po planifikonte veprime ushtarake kundër Ukrainës dhe se ngritja e trupave të saj nuk u konfirmua nga OKB-ja.

Rusia ishte përpjekur të bllokonte seancën e hapur të organit të OKB-së, por u votua me 10 vota kundër dy, shkruajnë mediat ndërkombëtare. Moska dëshiron që Perëndimi të premtojë se Ukraina nuk do t'i bashkohet kurrë aleancës së NATO-s,  por SHBA e ka refuzuar këtë kërkesë.

Moska i sheh trupat e NATO-s në Evropën Lindore si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e saj. Rusia aneksoi gadishullin jugor të Krimesë të Ukrainës në vitin 2014. Ajo po mbështet gjithashtu rebelët që pushtuan zona të mëdha të rajonit lindor të Donbasit menjëherë më pas dhe rreth 14,000 njerëz kanë vdekur në luftimet.

B.K./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale