Behgjet Pacolli ka reaguar përsëri për tensionet e regjistruara në kantierin e Aeroportit të Vlorës duke i kërkuar qeverisë shqiptare të japë miratimin për fillimin pa vonesë të një auditimi të plotë tekniko-financiar për projektin e VIA-s.
Pronari i kompanisë aksionere Mabco, kërkon që auditimi auditimi të vërtetojë se investimet janë kryer me fonde me burim të ligjshëm, të dokumentuara dhe të verifikueshme përmes sistemit bankar, duke përjashtuar çdo dyshim për lidhje me aktivitete të paligjshme, përfshirë pastrimin e parave apo trafikun e drogës.
Për shkak të përplasjeve të vazhdueshme fillimisht në dyert e gjykatave e me pas në kantier mes dy aksionerëve Pacolli e Valon Ademi i '2A Group', afatet për ndërtimin e aeroportit të janë shkelur. Në këto kushte, më 29 Maj, ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi deklaroi se kompanitë kontraktore kanë 30 ditë afat për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre. Ky ultimatum është drejt skadimit dhe siç ministri ka deklaruar për çdo ditë vonese, do të ketë gjoba e deri në prishje të kontratës koncesionare.
Reagimi i Behgjet Pacollit
Dje me daten 22/06/2026, ne Tiranë kishte një takim në mes të perfaqësuesve ligjor të MABCOS nga Tirana Ëashingtoni, Londra, Zuerichu dhe Lugano si dhe përfaqësuesve të Avokaturës së shtetit të të Republikës së Shqiperisë.
Mabco, në këtë takim kërkoj edhe njëherë nevojën e një auditimi profesional të veprës.
Që nga tetori i vitit 2025, MABCO i është drejtuar me mbi 50 shkresa institucioneve gjegjësishtë avokatit të shtetit dhe palëve përkatëse, duke kërkuar zhvillimin e një auditimi profesional tekniko-financiar të projektit VIA, nga një kompani ndërkombëtare e pavarur dhe e certifikuar për projekte të kësaj natyre.
Deri më sot, këtyre kërkesave nuk u është dhënë përgjigje dhe nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret për mundësimin e këtij auditimi.
Si aksioneri kryesor i konsorciumit dhe në përmbushje të përgjegjësive të tij ligjore e kontraktuale, MABCO i bën thirrje Qeverisë së Shqipërisë që të japë miratimin e nevojshëm për fillimin pa vonesë të një auditimi të plotë dhe të pavarur tekniko-financiar.
Ky auditim duhet të mundësojë verifikimin e plotë të projektit, si në aspektin teknik, për të konfirmuar zbatimin e standardeve të sigurisë dhe cilësisë në ndërtimin e aeroportit, ashtu edhe në aspektin financiar, duke përfshirë ndër të tjera:
• investimet e kryera nga secili ortak;
• burimin dhe ligjshmërinë e fondeve të investuara;
• dokumentacionin dhe lëvizjet bankare përkatëse;
• kontratat dhe dokumentacionin mbështetës të tyre;
• pagesat tatimore dhe të TVSH-së;
• kontratat e furnizimit, transportit dhe procedurat doganore;
Auditimi duhet të konfirmojë se të gjitha fondet e investuara kanë prejardhje të ligjshme, më deshmi bankare të identifikueshme dhe të verifikueshme, si dhe të përjashtojë çdo dyshim ose indicie të mundshme për përdorimin e fondeve me burim të paligjshëm, përfshirë fonde që mund të lidhen me aktivitete kriminale, pastrim parash ose trafikim të lëndëve narkotike.
MABCO mbetet e përkushtuar ndaj transparencës së plotë, sundimit të ligjit dhe zgjidhjes së çdo mosmarrëveshjeje përmes procedurave ligjore dhe standardeve më të larta kombëtare dhe ndërkombëtare të drejtësisë.
Komente










O spiun i Putinit ti duhet te kishe perfunduar punimet ne shkurt 2026.Jemi pothuajse ne korrik 2026 dhe aeroporti diket se nuk do te hapet asnjehere.
Përgjigju