Zgjidhet mes tensionesh kryetarja e Himarës, Rama: Sherr primitiv për interesa personale! Përpjekjet për të penguar zgjedhjen sipas ligjit dështuan

Zgjidhet mes tensionesh kryetarja e Himarës, Rama: Sherr primitiv për interesa personale! Përpjekjet për të penguar zgjedhjen sipas ligjit dështuan

Kryeministri Edi Rama dhe tensionet në këshillin e Himarës

Përpjekje të dështuara për të penguar zgjedhjen e kryetares së Bashkisë Himarë, ashtu siç e përcakton qartë ligji, i ka quajtur kryeministri Edi Rama tensionet nga mbështetësit e Fredi Belerit në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se komandimi i Balës është një hap pozitiv për të vijuar punën për drejtimin e qeverisë vendore të Himarës.

"Zgjedhja e sotme nga Këshilli Bashkiak të Himarës, me 15 vota pro dhe vetëm 4 kundër, e nënkryetares së bashkisë, Blerina Bala, si kryetare në detyrë është një zhvillim pozitiv për vazhdimin e punës së qeverisë vendore”, shkruan Rama.

Sherr primitiv e quan Rama situatën e krijuar në Këshillin Bashkiak, që sipas tij u gjithçka bëhet për interesa personale, që s’kanë asnjë lidhje me Himarën.

“Përpjekja e dështuar e një grushti individësh të nxitur për ta penguar këtë zhvillim të bazuar në detyrimin përkatës ligjor të Këshillit Bashkiak, tregoi qartë faktin e thjeshtë se shumica e madhe e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit, përçarjes dhe amplifikimit absurd të një sherri primitiv, i cili ushqehet për interesa dhe hesape që s’kanë asnjë lidhje me interesat e Himarës", shkruan Rama.

Blerina Bala u komandua si drejtuese e Himarës në mbledhjen e sotme, 29 mars, të Këshillit Bashkiak. Ajo mori 15 vota pro, mes tyre edhe 6 vota nga opozita.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Kjo periudhë është ideale për ta lënë veten të shkoni të dashuria dhe ndjenjat... horoskopi për sot

Kjo periudhë është ideale për ta lënë veten të shkoni të dashuria dhe ndjenjat... horoskopi për sot