Tensionet në PD e Vlorës për pakënaqësitë e listave, Bujar Leskaj: Debate pati, por s'kam dhënë dorëheqjen

Tensionet në PD e Vlorës për pakënaqësitë e listave, Bujar Leskaj: Debate pati, por s'kam dhënë dorëheqjen

Bujar Leskaj koordinatori politik dhe njëkohësisht i pari i listës në Vlorë për Partinë Demokratike hodhi dritë mbi debatet që pati pak ditë më parë në degën e partisë demokratike Vlorë. Bujar Leskaj i kontaktuar nga Shqiptarja.com tha se debate pati që lindën disa pakënaqësi për shkak të renditjes në listë por shtoi se kjo është normale dhe mohoi që ai të ketë dhënë dorëheqjen.   

"Pakënaqësi për listat do ketë, sepse unë nuk jam kryetari, por nuk kam dhënë dorëheqjen dhe vazhdoj fushatën", u shpreh Leskaj duke thënë se ndodhej në takime elektorale në Selenicë.

Partia demokratike historikisht ka humbur në Vlorë pasi është një bastion i majtë. Kryeministri Edi Rama është vetë kandidat në Vlorë i renditur i teti dhe synon që  Partia Socialiste do të marrë 8 ose 9 mandate në Vlorë, një qar që nxjerr 12 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.

Pak ditë më parë, u mblodh kryesia e PD-së, në Vlorë, së bashku me kandidatët dhe zgjati më shumë se tre ore, ndërkohë që u përfol për debate të forta dhe tensione. Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Bujar Leskaj i pari në listën e kandidatëve për deputet në qytetin bregdetar, mësohet se ka shprehur pakënaqësi në lidhje me listën e kandidatëve për deputet të propozuar nga Lulzim Basha. Sipas asaj që u raportuar më herët, Leskaj kishte pakënaqësi për ekipin e tij, me argumentin se në listë janë vendosur emra të dobët përballë kandidatëve të PS dhe pretendimi për të siguruar 4 mandate në Vlorë, me këto kandidatë vështirë të garantohen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eni: 11/03/2021 21:27

    Mendoj se Nada Daullja kandidatja e 6 ne listen pd vlore, ka genjyer ne formular pasi ka precedent penal dhe e ndaluar nga policia akuza vjedhje. Mendoj se Nadire mecorrapja motra e helidon xhaferrit subjekt i OFL i akuzuar nga krimet e renda per trafik, bashkeshorti me precedent penal ne itali.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë