Partia VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikola Gruevski ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit shqiptar Edi Rama për zhvillimet e fundit në Maqedoni.
Me anë të një deklarate për mediat VMRO-DPMNE ka deklaruar se marrëveshja e Ohrit nuk është shkelur dhe se protestat në Maqedoni po nxiten nga radikalë islamikë. Ata i kanë kërkuar kryeministrit Rama, se meqë e mban kete post prej pak kohësh, të informohet para se të dalë në konkluzione.
“Në kontekst të deklaratës së zotit Rama, dhe duke marrë parasysh faktin se ai nuk është prej një kohe të gjatë kryeministër i Republikë së Shqipërisë, i bëjmë thirrje që të bëjë një vizitë në mjediset ku jeton popullata etnike maqedonase në Shqipëri dhe të shohë kushtet në të cilat jetojnë ata, dhe të bëj një paralele me kushtet në të cilat jetojnë shqiptarët në Republikën e Maqedonisë”, - nënvizon VMRO-DPMNE.
Po ashtu VMRO-DPMNE deklaron se dënon çdo përpjekje që këto protesta të shihen në konotacion etnik dhe ndëretnik.
“Protestat radikale të këtyre ditëve në Maqedoni nuk kanë asnjë lidhje me Marrëveshjen e Ohrit e as me marrëdhëniet ndëretnike. Përkundrazi, organizatorët e këtyre protestave fshehin agjendën e tyre radikale pas perdes së mardhënieve ndëretnike. Ne dënojmë dhe nuk pajtohemi me asnjë përpjekje të elementeve fetarë radikalë që fshihen pas dimensionit etnik dhe në këtë mënyrë gjenerojnë tensione dhe ndarje mes etniteteve”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE.
Gruevski ka deklaruar se marrëveshja kornizë e Ohrit dhe marrëdhëniet e mira ndërtnike do të vazhdojnë të jenë një nga prioritetet e partisë VMRO-DPMNE. “Dialogu për të gjitha cështjet e hapura është evetmja rrugë për zgjidhjen e sfidave”, përfundon deklarata.
Por çfarë deklaroi dje kryeministri Rama për situatën në Maqedoni dhe marrëveshjen e Ohrit?VIDEO
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2999
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç
29 Nëntor, 22:51
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Lezhë/ Zjarr në fabrikën e këpucëve në Kurbin, shuhet pas më shumë se 2 orësh, digjet magazina e vajrave (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46