Përplasjet në veri të Kosovës mes protestuesve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it ishte në qendër të diskutimeve në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv. Ish-deputeti Azgan Haklaj, u shpreh se mijëra ushtarë të Wagner kanë hyrë në Kosovë, ndërsa shtoi se situata është mjaft dramatike.

‘Situata duket mjaft dramatike në Kosovë. Mijëra ushtare të Wganer kanë hyrë në Kosovë. Shërbimet izraelite kanë konfirmuar se një pjesë e madhe e tyre kanë hyrë në Kosovës dhe kanë hyrë me ambulanca. Nëse sheh sulmet ndaj paqeruajtësve janë strukturat kriminale. Janë përfaqësuesit e Vuçiç.’- tha Haklaj.

Për analistin Arben Meçe, zgjedhjet në Kosovë, ishin të rregullta, po nuk ishin legjitime. Sipas Meçes, nuk mund të shkosh dhe të komandosh, atje kur janë 90% serbë.

‘Zgjedhjet ishin të rregullta, por nuk ishin legjitime. Është një popullsi ku janë 90% të popullsisë serbe. Dje ka filluar procesi i betimit dhe mbi të gjitha vendosja e flamurit të Kosovës. Këtu fillon beteja! Duhet të jetë flamuri i Kosovës, por a mundet t’i që të vesh të komandosh 90% të serbëve. Këtu fillon debati. Veprimi i pranueshëm, por i papjekur.

Ish-deputeti Arben Skënderi u shpreh se po kërkohet një vatër konflikti në Ballkan.

‘Kurti dhe Kosova janë karremi në këtë histori. Po kërkohet një vatër konflikti. Kurti o do të zbatojë një shtet sovran, ose do të tërhiqet.  Do vij një moment që Rusisë do t’i duhet një vatër tjetër. si po shkon konflikti në Ukrainë ne po e shohim. Një vatër tjetër që shpërqendron dhe krijon një vakuum në kampin përballë nuk do t’i bënte keq. Provokimi nga pala serbe është më serioz. Ka një mobilizim ushtarak.’- tha Skënderi.

Një ditë më parë pati përplasje të ashpra mes protestuesve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it, ku disa prej tyre mbetën të lënduar. Edhe sot situata në veri vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa NATO ka shtuar forcat.