Minxhozi në Real Story: Asociacioni premisa për normalizim afatgjatë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi! Nazarko: Qëndrimi i Kurtit çoi në përplasje me SHBA-të e evropianët

Tensionet në veri të Kosovës dhe zgjidhja politike për shmangien e një përshkallëzimi të konfliktit ishte temë e diskutimit në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv me gazetarin Sokol Balla. Për analistin Skënder Minxhozi, premisat e një normalizim afatgjatë mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë asociacioni. Sipas Minxhozit mbasi Vuçiç të marrë ‘bonusin e asociacionit’ e gjithë rruga për të do të jetë një malore, ndërsa e kundërta do të ndodhë me Kosovën.

‘Premisat e normalizimit afatgjatë janë te asociacioni, të cilin Kurti e mendon si një gabim historik të paradhënësve të tij. Pilula e hidhur e asociacionit është lëvizja që i hap rrugën vënies në pozitë të vështirë dhe mbrojtëse Vuçiçin, i cili pas kësaj nuk ka se çfarë të thotë më. Sepse pastaj do të plotësojnë planin Frank-Gjerman. Mbasi Vuçiç të marrë ‘bonusin e asociacionit’ e gjithë rruga e tij do të jetë malore, ndërsa për Kosovën do të jetë dyshezë.’- tha Minxhozi.

Sipas analistit Mentor Nazarko, qëndrimi i Kurtit ka çuar në përplasje jo vetëm me SHBA-në, por edhe me partnerët e evropianë. Nazarko u shpreh se Kurti tashmë ka dhënë shenja tërheqje.

‘Përplasjet e politikanëve të Kosovës apo edhe të Shqipërisë ndikojnë në popullaritetin e me amerikanët. Qëndrimi i Kurtit ka çuar në një linjë përplasje, distancimi, jo vetëm më SHBA, por edhe partnerët perëndimor. Kjo ndikon në krijimin e një frymë anti-perëndimore. Duhet pranuar se ka shenja tërheqje. Nuk është gjithçka e zezë ashtu siç duket. Kurti po jep shenja tërheqje. Ne si komb e kemi fuqinë më të madhe ndërkombëtare kur veprojmë në sintoni me njëri tjetrin. Liderët e partive të opozitës të kompleksuar nga fryma e përgjithshme nuk mbajnë qëndrime.’- u shpreh Nazarko.

Sipas analistit Edvin Kullurit, veprimet e Kurtit shiten si nacionaliste, por ka një qasje te ekzagjeruar ndaj fuqive të mëdha.

‘Albin Kurti e ka të qartë se kush mund ta zëvendësoj influencën SHBA-së në Ballkan. E kanë të qartë se me çfarë po luajnë. Veprimet e Kurtit shiten si nacionaliste. Një vend i vogël a mund të ushtrojë një qasje nacionaliste. Kurti ka një qasje të ekzagjeruar, post marksist ndaj fuqive të mëdha. Janë të strukturuar për të sulmuar fuqitë e mëdha.’- tha Kulluri.

Për analistin, Frrok Çupi, Kurti dhe Osmani kanë tentuar që të ndezin një revolucion anti-amerikan, e sipas tij kryeministri i Kosovës, po godet edhe moralin e kombit shqiptar.

‘Goditja që i ka dhënë Kurti tërë politikës perëndimore në këtë pikë të botë është fatale. Amerika po sulmohet për të sulmuar themelet e Kosovës.  Edhe Kurti dhe Osmani i kanë tentuar me forcë të madhe që të ndezin një revolucion anti-amerikan. Kurti po godet edhe moralin e kombit shqiptar. Shtetin e Kosovë se bën të pabesueshëm për aleatët dhe partnerët. Më thoni për një shtet të perëndimit që mund të besojë Kosovën.’- u shpreh Çupi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:41
Minxhozi: Kriza reale s’janë zyrat e 4 komunave, por çarja mes qeverisë së Kosovës dhe SHBA-të

 

Për analistin Skënder Minxhozi, kriza aktuale e Kosovës është marrëdhënia e saj me perëndimin dhe jo thjeshtë godinat e katër komunave.

Duke folur në ‘Real Story’ në Report Tv me gazetarin Sokol Ballsa Minxhozi tha se deklaratat e Albin Kurtit ndaj ambasadorit amerikan janë ‘haxhiqamilizëm’.

“Ku është kriza sot në Kosovë? Mendoj se kriza nuk qëndron në pushtetin që ngërthejnë 4 zyrat rajonale, por çarja qe ka ndodhur mes qeverisë dhe SHBA është pika e krizes sot.

Ambasadori ka krijuar kushtet që Kurti te votohet dhe ai garanton në çdo moment pavarësinë juridike. Si mund te thotë ai se nuk me ka votuar ambasadori, ky është ‘haxhiqamilizem’.

Nëse Kurti do i jepet hobive te tij ideologjike dhe shpërfill kushtin qe garanton sot qënien e Kosovës si shtet, atëherë këtu nuk ke kuptuar asgjë” – tha Skënder Minxhozi në “Real Story”.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vetvendosje: 02/06/2023 02:06

    Mire e kane "analistet". Duhet krijuar Republika Srpska ne Kosove. Dhe pasi te krijohet, do jete malore per serbet. Hajde logjike hajde. As per hamej nuk bejne keta. Mentalitet fisnor, mesjetar.

    Përgjigju
  • ylli: 01/06/2023 22:46

    O MINXHOZ O PALACO..ASOSACIONI ESHTE PAVARSI MOR IDIOT....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çerekfinalja e Champions League, tifozët e Barcelonës godasin me sende të forta autobusin e ekipit të tyre

VIDEO/ Çerekfinalja e Champions League, tifozët e Barcelonës godasin me sende të forta autobusin e ekipit të tyre