Kush është kikboksieri që sulmoi KFOR-in, nga sulmet me granata dore dhe rrahjet ndaj fëmijëve shqiptarë

Kush është kikboksieri që sulmoi KFOR-in, nga sulmet me granata dore dhe rrahjet ndaj fëmijëve shqiptarë

Millun Millenkoviç i njohur me nofkën Llune është arrestuar sot nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës. Kush është ai? Millun Millenkoviçi nuk ishte përmendur nga kryeministri Kurti në listën e gjatë të atyre që konsideronte se kishin organizuar protestat e dhunshme në veri të vendit. Megjithatë, Millenkoviç është identifikuar dhe tashmë edhe arrestuar nga Policia e Kosovës, në një veprim që i la të lënduar tre zyrtarë policorë të vendit dhe që mblodhi protestues serbë në Mitrovicë të Veriut.

Çfarë dihet për Millenkoviçin?

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka përshkruar Millenkoviçin si “një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it” si dhe prijës të “bandave kriminale ndër vite”. Millenkoviç Llune është një ish-kikboksier që tashmë merret edhe si trajner i këtij sporti. Ai madje është intervistuar edhe në disa media lidhur me pasionin e tij për boksin, duke folur nga klubi i tij. Sveçla tha se ai është një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë.

Llune po ashtu me grupe të organizuara kriminelësh ka sulmuar dhe rrahur të mitur, fëmijë shqiptarë që banojnë në Mitrovicë të Veriut. Llune ka pasur rol aktiv dhe udhëheqës të bandave kriminale në organizimin e barrikadave në shtator 2021, pra gjatë procesit të reciprocitetit të targave.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Tensionet në veri të Kosovës, arrestohet një nga organizatorët që sulmoi KFOR! Vuçiç: Po provokojnë, krim! DASH thirrje Kosovës dhe Serbisë për qetësi


SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje