
Protesta e thirrur nga grupet serbe afër Jarinjës, pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, ka përfunduar. Protestuesit janë shpërndarë pasi Policia serbe u ka thënë se do të lirojë një person që ka arrestuar në protestë. Organizatorët e protestës janë shprehur se serbët në veri të Kosovës janë “në presion të madh” dhe që nuk janë lejuar të marrin pjesë në protestë.
Kur e kanë përmendur presionin, ata kanë kritikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë.
“Kemi dashur të shkojmë te KFOR-i, atje do të na ishin bashkëngjitur edhe disa persona tjerë, për t’i treguar KFOR-it që të largohet nga këtu, sepse nuk ka çfarë kërkon”.
Pjesëtarë amerikanë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR janë parë prezent në anën kosovare të pikëkalimit në Jarinjë.
“Kjo është toka jonë dhe nuk pajtohemi me këto kalime administrative”, ka thënë, Damjan Knezheviç, kreu i grupit jozyrtar të ekstremit të djathtë "Patrulla Kombëtare" nga Serbia.
Ky grup e ka organizuar protestën dhe u ka bërë thirrje mbështetësve nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Serbe e Bosnjë – Hercegovinës, që t’iu bashkohen në afërsi të Jarinjës.
Lajmi kryesor:
Barrikadat në veri, serbët shfaqen të armatosur! Në protestë shkojnë grupet ekstremiste ruse dhe serbe! Presidenca: Serbia dhe Rusia duan të destabilizojnë Kosovën










