Tensionet Rusi-Ukrainë/ Nis seanca e Këshillit të Sigurimit, amabasadori i Shqipërisë në OKB: Sulmi ushtarak nga Rusia, sfidë për sigurinë evropiane

Tensionet Rusi-Ukrainë/ Nis seanca e Këshillit të Sigurimit, amabasadori i Shqipërisë në OKB: Sulmi ushtarak nga Rusia, sfidë për sigurinë evropiane

Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha

Organizata e Kombeve të Bashkuara(OKB), ka nisur seancën e Këshillit të Sigurimit për Ukrainën mës gjithë ngjarjeve që kanë cënuar në mënyrë direkte sigurinë e saj. Në seancë, ka qenë i pranishëm gjatë diskutimit, ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha.

Ambasadori u shpreh se Shqipëria ndihet e shqetësuar për trupat ruse që ndodhen pranë kufirit me Ukrainën. Sipas tij, kjo ngjarje e cila duket se ka dy protagonistë, shtrihet në një kauzë gobale më së shumti evropiane. Hoxha vijon në postimin e tij në Twitter se ky aktivitet i paprecendentë që në vetvete cënon arkitekturën e sigurisë ndërkombëtare, është një fyerje ndaj Aktit Final të Helsinkit dhe Dekalogut të tij mbi të cilën është themeluar OSBE-ja.

Sidoqoftë ambasadori ka shprehur se Shqipëria beson se kjo krizë mund të zgjidhet përmes dialogut dhe diskutimeve.

Gjetja e zgjidhjes përmes negociatave ishte fokusi ynë kryesor gjatë kryesimit të OSBE, në vitin 2020. E njëjta gjë mbetet edhe tani, si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Hoxha

"Një sulm ushtarak nga Rusia kundër Ukrainës nuk është një krizë midis Rusisë dhe Perëndimit. Është një sfidë për Sigurinë Evropiane dhe për arkitektin e sigurisë ndërkombëtare., e cila bazohet në Kartën e OKB-së. Është një fyerje ndaj Aktit Final të Helsinkit dhe Dekalogut të tij mbi të cilën është themeluar OSBE-ja", tha Hoxha në Twitter.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra

Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra