Nga sot pritet një javë me zhvillime tejet kritike mes Turqisë dhe Greqisë përsa i përket situatës në Mesdhe, kjo sidomos pas njoftimit të ‘Navtex’ për zgjatjen deri më 27 gusht të misionit kërkimor të anijes turke ‘Oruç Reis’, njoftim i cili u bë vetëm pak orë para përfundimit të misionit të saj.
Një vendim i tillë u konsiderua si një ngacmim më shumë për Athinën zyrtare, e cila është e gatshme të përdorë të gjitha armët e saj diplomatike për ta bërë Turqinë të tërhiqet mbrapsht.
Gjatë ditës së sotme pritet diskutimi në parlamentin grek për marrëveshjen e 6 gushtit, mes Greqisë dhe Egjiptit, marrëveshje e cila nuk njeh asnjë të drejtë territoriale të Turqisë, në zonën ku aktualisht ajo po zhvillon kërkime për gaz.
Po ashtu në të njëjtën ditë, Athina do të zhvillojë stërvitje ushtarake në të cilat do të marrin pjesë Forcat Ajrore Greke dhe ato të Emirateve të Bashkuara Arabe. Gjatë dhjetë ditëve në vijim, pjesë e trainimeve do të jenë edhe Italia, Franca dhe Rumania.
Ditën e nesërme, Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas do të vizitojë Athinën dhe Ankaranë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për konfliktin më të fundit. Gjithashtu të premten Bashkimi Europian do të zhvillojë një mbledhje tjetër, për të vendosur se çfarë vendimesh duhen marrë në rast se Turqia nuk heq dorë nga pretendimet e saj për kërkime gazi dhe nafte në ujërat detare greke.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.9%
-
I keq
21.3%
-
As i mirë as i keq
33.8%
Vota total: 1103
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Turqia rifillon kërkimin e gazit në Mesdheun lindor, rrezikohet rritja e tensioneve në rajon! Erdogan: S'kemi nevojë për leje
10 Gusht 2022, 09:16
-
Përplasja e Turqisë dhe Greqisë në Mesdhe: Greqia shkel ligjin ndërkombëtar, vepron në mënyrë agresive për të ndikuar negativisht në rajon
27 Nëntor 2021, 23:53
-
Ministri gjerman kundër vaksinimit me detyrim: Nuk e konsiderojmë si masë të nevojshme
21 Nëntor 2021, 09:11
-
Një BE gjeopolitike, nis nga zgjidhja e mosmarrëveshjes Turqi-Greqi në Mesdheun Lindor
4 Nëntor 2021, 23:24
-
Tensionet, Çavusoglu: Pse u tërhoqëm nga vendimi për të shpallur 'non grata' 10 ambasadorët, Mitsotakis qan e dridhet duke u ankuar për ne
28 Tetor 2021, 10:49
-
Gjermania me ambasadë në Kabul?
1 Shtator 2021, 15:15
-
Procesi i Berlinit, ministrat e jashtëm të Ballkanit u takuan në konferencën e drejtuar nga Maas! Gjermania: Brenda vitit negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
8 Qershor 2021, 09:46
-
Greqia kundërshton komentet e ministrit turk për pakicën myslimane në kufi me Turqinë
31 Maj 2021, 10:15
-
Mediat në Bruksel: KE propozon Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE që në qershor
3 Maj 2021, 14:30
-
'Non-Paper'-i slloven për ndryshimin e kufijve në Ballkan, Rama-medias austriake: Turp! Kurrë s'e kam thënë apo mbështetur një gjë të tillë! Fake News
3 Maj 2021, 12:09
-
Vuçiç: Serbia dëshiron zgjidhje kompromisi me Kosovën
23 Prill 2021, 12:47
-
Ministri i jashtëm gjerman: Idetë për prekje kufijsh në Ballkan, jorealiste dhe të rrezikshme
23 Prill 2021, 10:50
Erdogani po kalon shume hunj por njeri do ti ngulet aq fort sa veshtire do ta kete per ta nxjerre.
Përgjigju