Tensionohet situata në protestën e 'Unazës së Re', banorët djegin flamurin e 'Rilindjes' (Video)

Tensionohet situata në protestën e 'Unazës së Re', banorët djegin flamurin e 'Rilindjes' (Video)

Momenti kur protestuesit djegin flamurin e "Rilindjes"

Situata në protestën e zhvilluar në zonën e "Unazës së Re" sa vjen e tensionohet më tepër. Banorët e zonës së "Astirit", ndodhen në këtë zonë prej më shumë se një orë dhe protestojnë kundër urdhrit të shembjes së banesave të tyre, në kuandër të projektit "Unaza e madhe".

Qytetarët kanë dalë në protestë me pankarta në duar, në të cilat lexohet "Kryeministër ku je fshehur?”, “Dy duar për një kokë”, “Duam pronat tona". Të revolutuar banorët e zonës së "Astirit" kanë djegur goma makinash dhe u kanë vënë flakën edhe kazanëve të plherave, ndërsa vetëm në momentet e fundit, disa nga qytetarët dogjën edhe flamurin e "Rilindjes", që është simboli i Partisë Socialiste në periudhën e zgjedhjeve.

Në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe deputetët demokratë Albana Vokshi, Klevis Balliu dhe Gent Strazimiri. Banorët e Astirit protestojnë prej 11 ditësh ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, pasi sipas tyre, shtëpitë e tyre po shemben padrejtësisht. Ata thonë se nuk janë njoftuar dhe kërkojnë dëmshpërblim. 


Lajmi kryesor:

Protesta tek Unaza e Re, banorët djegin goma e kazanë, vënë flakën edhe flamurit të 'Rilindjes', 20 të shoqëruar (VIDEO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen