Protesta tek Unaza e Re, banorët djegin goma e kazanë, vënë flakën edhe flamurit të 'Rilindjes', 20 të shoqëruar (VIDEO)

TIRANË- Banorët e "Astirit" po vijojnë protestën ndaj projektit të zgjerimit të “Unazës së Madhe". Ata janë shfaqur pasditen e kësaj të marte në zonën e "Astirit" me pankarta në duar, në të cilat lexohet "Kryeministër ku je fshehur?”, “Dy duar për një kokë”, “Duam pronat tona", e të revoltuar  për urdhrin e shembjes së shtëpive të tyre dhe duke brohoritur njëherazi, kanë djegur disa goma dhe kazanë si dhe i kanë vënë flakën edhe flamurit të 'Rilindjes'

Në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe deputetët demokratë Albana Vokshi, Klevis Balliu dhe Gent Strazimiri. Në përfundim të protestës, policia shoqëroi në komisariatin nr.6 në kryeqytet 20 banorë për bllokimin e rrugës dhe djegien e gomave.

Protestuesit janë shfaqur paraditen e sotme edhe përpara Bashkisë së Tiranës, në tentativa e sipër për të hyrë me forcë brenda saj. Të mbështetur edhe nga deputetët e opozitës, banorët e "Astirit" protestuan për rreth një orë. Banorët kërkojnë një takim me kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj që t'i presë për të diskutuar dhe për të gjetur një zgjidhje për banesat e tyre. Ndërkohë që kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, në mbledhjen e ditës së sotme të Këshillit Bashkiak ka thënë se projekti do të vazhdojë si edhe shtoi se kjo protestë është e sponsorizuar nga Partia Demokratike.

Veliaj sqaroi se shtëpitë që do të prishen pasi në masën më të madhe të tyre janë të palegalizuara, ndërsa shtoi se për këta banorë do të paguhet qiraja për 3 vite. 

Banorët e Astirit protestojnë prej 11 ditësh ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, pasi sipas tyre, shtëpitë e tyre po shemben padrejtësisht. Ata thonë se nuk janë njoftuar dhe kërkojnë dëmshpërblim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:19
Tensionohet situata në protestën e 'Unazës së Re', banorët djegin flamurin e 'Rilindjes' (Video)

Situata në protestën e zhvilluar në zonën e "Unazës së Re" sa vjen e tensionohet më tepër. Banorët e zonës së "Astirit", ndodhen në këtë zonë prej më shumë se një orë dhe protestojnë kundër urdhrit të shembjes së banesave të tyre, në kuandër të projektit "Unaza e madhe".

Qytetarët kanë dalë në protestë me pankarta në duar, në të cilat lexohet "Kryeministër ku je fshehur?”, “Dy duar për një kokë”, “Duam pronat tona". Të revolutuar banorët e zonës së "Astirit" kanë djegur goma makinash dhe u kanë vënë flakën edhe kazanëve të plherave, ndërsa vetëm në momentet e fundit, disa nga qytetarët dogjën edhe flamurin e "Rilindjes", që është simboli i Partisë Socialiste në periudhën e zgjedhjeve.

Në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe deputetët demokratë Albana Vokshi, Klevis Balliu dhe Gent Strazimiri. Banorët e Astirit protestojnë prej 11 ditësh ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, pasi sipas tyre, shtëpitë e tyre po shemben padrejtësisht. Ata thonë se nuk janë njoftuar dhe kërkojnë dëmshpërblim. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tri leqe: 14/11/2018 04:34

    Perse duhet te jete gjithcka me force dhe konflikt me kete KM? Perse nuk respekton vullnetin e popullit? Ato jetojne aty. Perse duhet te hidhen ne mes te rruges? Ose te demshperblehen ne menyre te mjaftueshme ose t’i ndertohet nje pallat, ose t’i jepet nje pallat nga ato qe u kapen dhe u ndertuan. C’eshte kjo pune, kap dhe hidh ne mes te rruges. Kjo eshte dhune psikologjike o vella. Nuk te ka borxh gje populli se e urren boten dhe jeten. Mjaft me dhunime!

    Përgjigju
  • Une: 13/11/2018 22:33

    Mjaft kleptokracise!

    Përgjigju
  • Gazi: 13/11/2018 22:03

    Vk malokeve, rrace zaptuesish e qylaxhinjsh

    Përgjigju
    • Robshi: 14/11/2018 12:20

      Edhe emrin e paske si shkarkesa anale e malësorëve...

  • Lui: 13/11/2018 20:12

    Disa punojne disa kane qellime dizinformuese. PD duhet te dije se populli nuk eshte budalla. Tatepjeta e pret bashke me partine familjare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen