Tentativa për vrasjen e Xhevdet Plakut, GJKKO dënon ish-shefin e krimeve dhe ‘Kep Arapin’, zbardhet vendimi, burg edhe për dy të tjerët

Tentativa për vrasjen e Xhevdet Plakut, GJKKO dënon ish-shefin e krimeve dhe ‘Kep Arapin’, zbardhet vendimi, burg edhe për dy të tjerët

Rexhep Rapi

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 5 vite burg, Rexhep Ramazan Rapi (alias Kep Arapi), i cili akuzohet se organizoi atentatin Xhevdet Plakut.

Po ashtu ish-shefi i krimeve Dedan Gjoni, i cili dyshohet se nxorri në pritë Xhevdet Plakun, u dënua me 4.8 vite burg qëndrim pas hekurave.

Ndërsa Algert Rapi dhe Dejvi Gjermëni u dënuan po ashtu me 4.8 vite burg.

Të katërt të pandehurit do të vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Theksohet se kjo çështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar.

Prokuroria e Posaçme  në 2023 tha se plani për të vrarë të konsideruarin kapo i grupit të drogës, Xhevdet Plaku, apo siç njihej ndryshe me nofkën Akili ishte planifikuar të realizohej më 17 shtator 2019 në Durrës.

Sipas SPAK Dedan Gjoni, Rexhep Rapi, Algert Rapi dhe Dejvi Gjermeni siguruan kushtet dhe mjetet materiale për të kryer një vrasjen.

Më 16 dhjetor po të 2023 SPAK i kërkoi gjykatës caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj Dedan Gjoni, Rexhep Rapi dhe Dejvi Gjermeni të cilët në atë kohë kanë qenë punonjës policie në policinë e Durrësit.

Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë

 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/10/2024 00:29

    Shume pak i kane denuar! Tentuan te vrisnin nje njeri,jo nje lope dhe pervec kesaj me cfare do t'a vrisnin,me llastiqe?! Vetem armembajtja pa leje i merr 7 vjet. Ketyre 7 vjeteve po t'ju shtosh dhe tentative vrasje,pa i bashkuar dhe duke perdorur edhe ate te shpifurin, gjykimin e shkurtuar,prape i takon te denohen me shume!

    Përgjigju
  • Eri: 21/10/2024 22:00

    Po mire ore edhe kete qe deshtoi atentatin, Gjermenin, njejte me te tjeret e keni denuar? Po e meritonte 1 vit me pak, mqse ka shpetuar 1 jete dhe mbase nja 2 te tjereve, u ka kursyer burgimin e perjetshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit

Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit