TIRANE - Alban Dokushi, këshilltari i Gjykatës së Lartë, i ka shpëtuar mëngjesin e së hënës një atentati me armë zjarri. 35-vjeçari, ka qenë jashtë automjetit të tij, që e kishte parkuar pranë kopshtit numër 5 në zonën e ish-bllokut, në momentin kur ndaj tij është qëlluar me një plumb pistolete, nga persona që nga policia, ende nuk janë identifikuar.
 
Alban Dokushi me bashkëshorten, ishin nisur në drejtim të makinës tip” Citroen”, pasi kishin dërguar fëmijët në kopshtin pranë minibashkisë numër 5 në Tiranë. Fatmirësisht plumbi nuk ka goditur Dokushin, por makinën e tij.
 
Burime të policisë së Tiranës, për A1 Report , kanë zbardhur një pjesë së rrëfimit të keshilltarit të Gjykatës së Lartë, dhënë në këtë drejtori. Mësohet se dëshmia e tij, nuk ka qenë voluminoze pasi Dokushi, nuk ka preferuar të japë shumë detaje.
 
Sa i takon personave të dyshuar për atentatin e tij. Mësohet se policia po heton ne 2 pista. E para, nuk përjashton mundësinë për shkak të funksionit të tij dhe pse pista “me e fortë”, është ajo për shkak të arsyeve personale, që lidhen me jetën e tij private Dokushi, ishte këshilltar ligjor i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)