Tentoi të korruptojë një gjyqtar të
Shkodrës, "arrest shtëpie" avokatit
Gjykata e shkallës së parë për Krime Të Rënda ka lënë në “arrest shtëpie” avokatin e Shkodrës Gjon Lepuri. Bëhet fjalë për një hetim afro 5-mujor në ngarkim të shtetasit Gjon Lepuri me profesion avokat pranë Dhomës së Avokatisë në Shkodër.
SHKODER-Gjykata e shkallës së parë për Krime Të Rënda ka lënë në “arrest shtëpie” avokatin e Shkodrës Gjon Lepuri.
Bëhet fjalë për një hetim afro 5-mujor në ngarkim të shtetasit Gjon Lepuri me profesion avokat pranë Dhomës së Avokatisë në Shkodër.
Ekzekutimi i vendimit është bërë me një vendim të gjykatës së shkallës së parë për krime të rënda në Tiranë në 8 prill të këtij viti duke caktuar masën e sigurimit personal “arrest në shtëpi”.
Avokati Gjon Lepuri pas hetimit prej 5 muajsh dyshohet për veprën penale të “korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.
Nga sa bëhet e ditur avokati Gjon Lepuri pas hetimit 5-mujor mendohet se ka tentuar që të korruptojë një prej gjykatësve të Shkodrës dhe po ashtu edhe prej prokurorëve të Shkodrës duke kërkuar që të japë para nën dorë në mënyrë që një prej klientëve të tij të shpallet i pafajshëm.
Pas këtij hetimi çështja është dërguar në gjykatën e shkallës së parë të krimeve të rënda në Tiranë e cila ka vendosur “arrest në shtëpi” për avokatin Gjon Lepuri.
Një njoftim i policisë vendore të Shkodrës bën me dije se për këtë çështje materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, në kuadër të procedimit penal me nr 273, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” e parashikuar nga neni 319 i Kodit Penal. Avokatit Gjon Lepuri në vitin 2010 i është vendosur një sasi tritoli në banesën e tij, ngjarje e cila në atë kohë mbeti enigmë.
Redaksia OnlineB.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
53.5%
-
Jo
44%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 6490
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reshje të dendura shiu të dielën, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile apel bashkive: Merrni masa! Jini në gatishmëri për çdo situatë
11 Janar, 15:13
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
Zuckerberg: Biden tha hiqni postimet për Covid e vaksinat! Më 11 janar 2020 u shënua viktima e parë nga virusi në Kinë
11 Janar, 15:04
-
SPAK rrëzoi akuzat për Olsi Ramën, Berisha sulmon Dumanin: U bë anëtar i bandës së ‘Xibrakës’
11 Janar, 14:54
-
E reja alarmoi RENEA-n në Astir, shoqet e saj dëshmojnë në polici se u thirrën nga 21 vjeçarja në apartament, përdorën edhe kokainë
11 Janar, 14:45
-
Orë kritike, Kryepeshkopi Anastas në intubim pas operacionit! Besimtarët luten për shëndetin e tij
11 Janar, 14:39
-
Abuzoi me mamanë e saj për më shumë se një dekadë, vajza e Dominique Pelicot: Babai im duhet të vdesë në burg
11 Janar, 14:29
-
Lamtumirë Leon Çika, fotoreporteri dhe piktori i ‘gjallë’ deri në fund! Miqtë rrëfejnë projektet e lëna përgjysmë
11 Janar, 14:25
-
Elbasan/ Kishte përshtatur lokalin për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet pronari dhe 3 persona të tjerë
11 Janar, 14:13
-
Tjetër kallëzim në SPAK për Berishën, avokati Beqiri çon dosjen: Ka falsifikuar datën e lindjes, krim që dënohet deri në 4 vite burg
11 Janar, 14:11
-
Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët
11 Janar, 13:56
-
Aboneja falas për pensionistët dhe studentët, Veliaj: Tirana si familje, që kujdeset nga më të vegjlit deri te gjyshet dhe gjyshërit
11 Janar, 13:52