Tentoi të fuste heroinë në burg,
arrestohet në flagrancë polici

Një efektiv policie në Komisariatin e Policisë së Sarandës është arrestuar pasi ka tentuar të fuste lëndë narkotike brenda ambjenteve të burgut të qytetit bregdetar.
 
Mësohet se efektivi i policisë në IEVP-në e Sarandës, Desmir Duka, 30 vjeç, banues në Delvinë, është arrestuar në flagrancë, pasi është përpjekur të fusë në burg, 0.9 gramë lëndë narkotike të dyshuar si Heroinë.
 
30-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", si dhe "Shpërdorimi i detyrës".
 
Njoftimi i policisë:
Më datë 01.07.2017, rreth orës 20:40, në ambientet e IEVP Sarandë, shtetasi Besmir Duka, duke qenë me shërbim në këto ambiente, ka tentuar të fusë nëpërmjet dritares së një dhome, një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 0.9 gramë, të dyshuar si "Heroinë.
 
Seksioni për Trafiqet dhe Narkotikët pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, kanë bërë arrestimin e menjëhershëm të shtetasit:
 
· Besmir Duka, 30 vjeç, banues në fahatin Kopacez, Delvinë, me detyrë - Punonjës Policie në IEVP Sarandë.
 
Materialet u referuan në Prokurori për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Shpërdorimi i detyrës", parashikuar nga nenet 283 dhe 248 të Kodit Penal.

(D.T/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion