Përmet- Një 43-vjeçar është arrestuar pasi ka tentuar të grabisë paratë në arkën e kishës së “Shënkollit” në Këlcyrë.

43-vjeçari, është identifikuar si Bujar Kalemi, banues në Zhapokikë, Memaliaj.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Njoftimi i policisë:

Përmet

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- Bujar Kalemi, 43 vjeç, banues në Zhapokikë, Memaliaj.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të vjedhë lekët në arkën e kishës së “Shënkollit” Këlcyrë.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, nenet 134 e 22 të Kodit Penal.