40-vjeçarja Elona Bregu, punonjëse e një firme pastrimi në Kuçovë, e cila kërcënoi se do hidhej nga vinçi duke i dhënë fund jetës, tha se e kishin hequr nga puna, pasi kishte kërkuar rrogën e saj të cilët nuk e kishte marrë.

Bregu u shpreh se hipjen në vinç e pa si zgjidhjen e vetme për problemin që ka. Ajo shtoi se rrogën, 38 mijë lekë, e merrte një herë në dy muaj e gjysmë.

“Çfarë të bëjmë ne, ne na hoqi nga puna ai, ikëm lart. Atje do ta zgjidhësh vetëm te kulla, se në vend tjetër nuk e zgjidh zot. 38 mijë lekë, atë kam. Me një burrë të sëmurë, atë kam. Pse më hoqën nga puna, asgjë nuk bëra. Pse vajtëm kërkuam lekët në bashki, rrogën. Private është, gjysmë për gjysmë. Një herë në 2 muaj e gjysmë, 38 mijë lekë.", tha ajo.


Lajmi kryesor:

E hoqën nga puna dhe nuk i dhanë rrogën, 40 vjeçarja në Kuçovë kërcënon të hidhet nga vinçi, zbret pas ndërhyrjes së policisë: Nuk kisha zgjidhje tjetër