Shtetasi italian, Vito Baruceli, 36 vjeç ka dalë sot para Krimeve të Rënda për masën e sigurisë.

Krimet e Rënda kanë dhënë masën e "Arrestit me burg" për italianin dhe shoqëruesen e tij, Dominga Silvestri.

Para Gjykatës italiani ka dhënë dëshminë tij duke thënë që nuk kishte lidhje me drogën dhe se e dashura e tij nuk kishte asnjë lidhje me këtë histori.

Nuk ka lidhje e dashura ime, unë nuk e dija që ruloja kishte drogë. Kam ardhur në Shqipëri për pushime. Do të flas në një moment të dytë.

Dëshmia e  Vito Baruceli

Italiani kishte ardhur në Shqipëri nga Rinasi 3 ditë para se të arrestohej në Sarandë.

36 vjeçari u arrestua me 27 qershor nga forcat policore pasi drejtonte një automjet “Rulot” me 383 kg kanabis, si dhe 96 kg në formë çokollate.

Droga ishte e fshehur në tavanin e “Rulotit”, por ende nuk dihet se ku është ngarkuar makina me drogë.