Tentoi të trafikonte 1 ton drogë drejt Greqisë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin me 10 vite e 8 muaj burg për 58-vjeçarin

Tentoi të trafikonte 1 ton drogë drejt Greqisë, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin me 10 vite e 8 muaj burg për 58-vjeçarin

GJKKO

Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la sot në fuqi dënimin për 10 vjet e 8 muaj burg të vitit 2021 për 58-vjeçarin Bashkim Murataj, i akuzuar për tentativën e trafikut të 1 ton drogë drejt Greqisë.

Sipas SPAK, në shkurt të vitit 2019 të pandehurit Adrian Sako, Zija Hidri, Bashkim Murataj dhe Gentjan Ramadani, nën drejtimin dhe organizimin e grupit të strukturuar kriminal nga ana e Bashkim Murataj kanë tentuar të trafikojnë 104 thasë të mbushur me 1 ton kanabis, nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës.

“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, më datë 09.09.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është shpallur vendimi lidhur me çështjen penale nr. 34 akti, datë 17.03.2022 regjistrimi, në ngarkim të të pandehurit Bashkim Murataj, ku trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi, Engert Pëllumbi dhe Lutfije Celami, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 72, datë 22.11.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.

Një ton kanabis i ngarkuar në dy kamionë që kishin për destinacion Greqinë u sekuestruan në shkurt të vitit 2019. Lënga narkotike ishte ndarë në 104 thasë, dhe ishte vendosur me një ngarkesë me krunde dhe mes tyre ishin fshehur thasët me kanabis.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja