Tentoi të trafikonte armë me postë drejt Anglisë, Apeli lë 8 vite në burg Saimir Cullhaj

Tentoi të trafikonte armë me postë drejt Anglisë, Apeli lë 8 vite në burg Saimir Cullhaj

Saimir Cullhaj

Dënimi me 8 vite burg për Saimir Cullhajn, i cili rreth 1 vit më parë u akuzua për trafikim të armëve, është lënë këtë të enjte në fuqi nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda. Referuar prokurorisë, pjesë e këtij rasti të trafikut mund të jenë edhe dy persona të tjerë, por për ta nuk ka prova të mjaftueshme e kësisoj hetimet vazhdojnë. 

Saimir Cullhaj së bashku me një tjetër person tentoi të kalonte më datë 24 gusht 2017 përmes aeroportit të Rinasit drejt Anglisë 3 armë të llojit automatik me anë të pakove postare. Por ndryshe nga 32-vjecari, bashkëpunëtori i tij Neritan Faria (47 vjec) vijon të jetë në kërkim. 

Pavarësisht se Cullhajt iu gjetën gjurmat e gishtave në pakot DHL, ai e mohoi fillimisht përfshirjen e tij në këtë rrjet duke pretenduar se nuk e dinte se cfarë kishte brenda në pako dhe se po  niste një dërgesë tek miku i tij në Angli. “Një miku im me emrin Tani ma dha që ta postoja për në Britani. Unë nuk e di se çfarë kishte brenda. Bëra dorëzimin në postë dhe u largova me makinën e shokut tim. Kur u arrestova u njoftova edhe për atë që kishte brenda në pako",-tha Cullhaj para gjykatës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona