Tentoi të vriste me armë zjarri një person në ’97 në Fier, arrestohet pas 25 vitesh autori

Rapi Muço, 47-vjeç është arrestuar nga policia e Fierit për tentativë vrasje. 47-vjeçari ka tentuar që të vrasë me arme zjarri në 24.06.1997 shtetasin Kujtim Xhemaj në Fier, ndërsa ishte shpallur në kërkim për veprat penale "Vrasja me paramendim" e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe "Armëmbajtja pa leje".

‘Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, e cila i ka vendosur shtetasit R. M., 49 vjeç, banues në Mbrostar Ura, Fier, masën "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasja me paramendim", e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe "Armëmbajtja pa leje".’- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?