Një ditë më parë një efektiv i policisë së antikondrabandës në Durrës u qëllua me thikë, pasi ndërhyri për ndalimin e një sherri mes dy personave, ndëkrohë që policia vuri në pranga agresorin vetëm 30 minuta më pas në zonën e ish Kënetës.

Autori i kësaj plagosje ishte Xhemal Uka dhe kur ekspertët e policisë bënë të mundur kapjen dhe shoqërimine tij për në komisariat i gjetën në banesën e tij edhe një palë doreza, një thikë dhe një shufër hekuri.

durres plagosja policit

Po ashtu, iu sekuestrua edhe motorri me të cilin ai u largua nga vendi i ngjarjes.

durres plagosja policit

durres plagosja policit

Ngjarja u regjistrua rreth orës 18:00, në lagjen 13 në plazh.

Efektivi i anti-drogës morri dy goditje në bark dhe ndodhet në reanimacion në Spitalin Rajonal Durrës në gjendje serioze për jetën.

Policisë tentoi të shuante një sherr mes 20-vjeçarit dhe pronarit të një agjencie turistike e megjithëse ka qenë jashtë orarit të punës ai i ka thënë disa herë të riut se ishte polic por ai nuk e ka besuar duke e parë civil ndërsa dyshohet se autori ishte nën efektin e pijeve alkoolike.

Xhemal Uka është një kontigjent kriminal, pasi është proçeduar për vepra të ndryshme penale kundër jetës dhe pronës.

RedaksiaOnline
(F.T/shqiptarja.com)