Një 35-vjeçar me inicialet A.N, banues në Durrës, u arrestua pasi tentoi të fuste lëndë narkotike heroinë në burgun e Fushë-Krujës.
Shërbimet e Policisë në burg, më datë 31.10.2019, gjatë kontrollit të personae që hyjnë për të takuar familjarët e tyre që vuajnë dënimin, e kanë kapur në flagrancë duke futur 10 gram heroinë, tqë kishte futur në xhepin e një xhupi.
Prokuroria e Krujës do ta hetojë për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg"
Komento