TIRANE-Anestezisti Tefik Zhurda është në gjendje të rëndë për jetën.
Mjekët e Spitalit të Traumës thonë se kolegu i tyre është në reanimacion dhe mbahet në jetë falë aparaturave.
Anestezia që injektoi në trup i ka shkaktuar dëmtime të shumta 53-vjeçarit dhe ai është në rrezik për jetën.
Mjekët po mendojnë që ta transportojnë jashtë shtetit nëse nuk reagon në ditët në vazhdim.
Tefik Zhurda tentoi vetëvrasjen pasi mesnatën e 16 majit pas një operacioni në gju humbi jetën pacientja Blerta Pepa.
16-vjeçarja ndërroi jetë në spitalin privat Continetal pasi u prek nga një sëmundje që quhet hipertermi malinje dhe mjekët nuk arritën ta shpëtonin dot.
Vdekja e nxënëses së shkollës Andon Zako Çajupi, i shkaktoi tronditje Tefik Zhurdës dhe më pas ai vendosi të injektojë anestezi në trup, duke u përpjekur për tu vetëvrarë.
Sëmundja që preku 16-vjeçarjen është e rrallë dhe shkakton vdekjen për shkak të temperaturës së lartë.
Pavarësisht se iu injektua ilaçi Dantrolen, i cili ul temperaturën, Blerta Pepa humbi jetën.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com