Policia ka arrestuar një person pasi ka tentuar të korruptojë policin për t'i falur shkeljen e Kodit Rrugor që kishte bërë.  

Përparim Kumara, 42 vjeç, banues në fshatin Hajdaran në aksin rrugor Elbasan-Cërrik në vendin e quajtur “Ura e Shkumbinit” është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore Elbasan, për arsye se ka qënë duke drejtuar mjetin  Kamioçinë, në shkelje të Kodit Rrugor.

Në momentin e ndalimit ky person ka tentuar t'i jap një shumë parash punonjësit të policisë rrugore për të mos marrë masë administrative.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime të mëtejshme për veprën penale "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Fushë Krujë- Thumanë

Policia Rrugore ka arrestuar një tjetër person në aksin rrugor Fushë Krujë- Thumanë pasi ka tentuar të korruptojë policin për të shmangur gjobën.

Edison Xhepi , 21 vjeç, banues në Krujë, drejtonte mjetin pa taksa dhe certifikatë të kontrollit teknik.

Ai i ka ofruar 1000 lekë policit, për t'iu shmangur masës administrative. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Korrupsioni aktiv".

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com