Uniformat blu të policisë së Fierit ka vënë në pranga 22 vjeçarin Elmardo Dine, pasi ka tentuar që të përdhunojë një 36-vjeçare me iniciale N.T.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës, në lagjen "Kastriot" në banesën e 36-vjeçares, ku 22-vjeçari përmes përdorimit të dhunës ka tentuar që t’a përdhunojë. Britamt e vajzës i kanë dëgjuar komshinjtë, të cilët kanë njoftuarpolicinë.

Kjo e fundit ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka bërë arrestimin në flagrancë të 22 vjeçarit, i cili tashmë do të përballet me drejtësinë për veprën penale të “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)