KAVAJË – Policia e Kavajës ka arrestuar tre persona pasi akuzohet për zhvatje. Arrestimi i tyre erdhi pas kallëzimit të Andi Hoxha, i cili u paraqit në polici duke thënë se është kanosur nga disa persona me anë të telefonit.
Pas kallëzimit, policia me autorizim të prokurorit, nisi përgjimin e numrave telefonikë të përsonave të denoncuar dhe është mbajtur nën mbikëqyrje personi i kanosur. Gjatë mbajtjes në mbikëqyrje të Andi Hoxha, në banesën e tij private në lagjen nr.2 Kavajë, në orën 20:50 të datës 11 gusht, ka ardhur shtetasi Erion Berdufi.
Pasi ka komunikuar për disa minuta me shtetasin Andi Hoxha në portën e oborrit të banesës së këtij të fundit, për marrjen e sasisë së parave. Ata kanë hyrë së bashku në brendësi të oborrit dhe pasi Andi i ka dhënë një qese në dorë shtetasit Erion Berdufi, ky i fundit e ka futur qesen në brendësi të pantallonave dhe u nis për të dalë nga oborri i banesës.
Në këtë moment ka ndërhyrë policia për kapjen e shtetasit Erion Berdufi, i cili rezistoi me forcë ndalimit të bërë nga ana e uniformave blu. Pas kryerjes së kontrollit të këtij shtetasi, në brendësi të pantallonave që ai kishte të veshura, u gjet qesja me paratë të cilat iu dhanë nga shtetasi Andi Hoxha. Gjithashtu iu sekuestrua dhe telefoni celular objekt hetimi.
Gjatë hetimit, rezultuan të implikuar në këtë ngjarje dhe shtetasit Stefan Berdufi dhe V.L., 15 vjeç. Të dy këta persona janë dorëzuar vetë në polici.
Personat e arrestuar:
1. Erion Berdufi, 17 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje
2. Stefan Berdufi, 34 vjeç
3. V.L., 15 vjeç
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
• 60 mijë lekë të reja.
• Telefon celular objekt hetimi sekuestruar shtetasit Erion Berdufi.
• Telefon celular objekt hetimi sekuestruar shtetasit Stefan Berdufi.
• Telefon celular objekt hetimi sekuestruar shtetasit Andi Hoxha.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com