Arrestohen 10 persona në Durrës, do kalonin drejt Italisë 16 të mitur nga Kosova si ekip sportiv! Kërkonin 3000-4000 euro për secilin

Arrestohen 10 persona në Durrës, do kalonin drejt Italisë 16 të mitur nga Kosova si ekip sportiv! Kërkonin 3000-4000 euro për secilin

Paratë e sekuestruara

DURRËS - 10 persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi tentuan të kalonin drejt Italisë 16 persona të mitur nga Kosova kundrejt fitimit 3000-4000 euro për secilin. Ata janë identifikuar si Blerim Bytyqi, 48 vjeç, Drilon Shala, 32 vjeç, Dukagjin Gunga, 36 vjeç, Fabion Berisha, 21 vjeç, Fatmir Gjoshi, 54 vjeç, Qendresa Krasniqi, 20 vjeçe, Ajishe Demaj, 21 vjeçe, Endrit Demaj, 21 vjeçe, Besmir Haxhikadria, 37 vjeç, Almir Kryeziu, 22 vjeç.

Të miturit, të gjithë nga Kosova janë prezantuar si ekip sportiv, ndërsa të arrestuarit janë prezantuar si menaxherë, trajnerë dhe fizioterapistë të ekipit sportiv. Njëri nga të arrestuarit, Besmir Haxhikadria është organizatori i kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e policisë kufitare, atij i janë gjetur dhe sekuestruar 5945 euro. 10 të arrestuarit dyshohet se kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për të ndihmuar 16 të mitur nga Kosova (të moshës 17 vjeç), që të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt Italisë.

Ata janë prezantuar si anëtarë të bordit të ekipit sportiv që përbëhej nga 16 të mitur që ata po shoqëronin.  Nga veprimet hetimore ka rezultuar se prindërit e tyre u kanë dhënë këtyre shtetasve, 3000 – 4000 euro, për t’i ndihmuar të miturit që të hynin në Itali, ku më pas dyshohet se do të kërkonin azil. 

Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se Besmir Haxhikadria ka organizuar transportimin e shtetasve të mitur dhe të personave të tjerë tashmë të arrestuar, nga Kosova në Kukës dhe më pas në Durrës, me autobusin e një kompanie turistike në Prishtinë. Gjatë kontrollit fizik, Policia i ka gjetur këtij shtetasi 5945 euro, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve