13 kg heroinë nga Durrësi drejt Italisë, dërgohen për gjykim pronari dhe shoferi i autobusit! Dosja dhe përgjimet

13 kg heroinë nga Durrësi drejt Italisë, dërgohen për gjykim pronari dhe shoferi i autobusit! Dosja dhe përgjimet

Prokuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të Mikel Pici 32 vjeç, pronari i firmës së linjës së autobusëve “Durrës-Milano” dhe Piro Rushi, 57 vjeç, drejtuesi i autobusit që tentuan të trafikonin nëpërmjet portit të Durrësit drejt Italisë 13 kilogramë me 30 Prill të vitit të shkuar. Ata akuzohen për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë.

“Arrestimi i tyre është kryer, pasi me date 29.04.2023 ora 22:30 gjatë përpunimit në terminalin e mjeteve të rënda në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në automjetin tip autobus i markës Irisbus, me targa AB237DN, u gjendën të fshehura 26 (njezetë e gjashtë) pako me peshë 13.750 kg e dyshuar lëndë narkotike e llojit heroinë. Gjatë kontrollit personal të Mikel Pici atij ju gjenden dhe ju sekuestrua ne cilesine e proves materiale nje sasi prej 0.3 gr lende e dyshuar Kokaine. Gjithashtu ne lidhje me kete ngjarje jane sekuestruar gjithsej 8 telefona celulare ne cilesin e proves material, sipas pershkrimit ne proceverbalet e sekuestrimit”, thuhet në dosje.

Si u zbulua autobusi me heroinë

Pas snjalizimit te skanerit në Portin e Durrësit është kontrolluar autobusi ku u gjetën të fshehura 26 pako me peshë 13.750 kg heroinë. Me pas është ushtruar kontrolli i baneses së Mikel Picit dhe Piro Rushit, por nuk ka pasur asgjë në interes të hetimit.

Në dëshminë e tij Mikel Pici pronar i firmës “Keli Travel” ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për drogën e gjetur në autobus.

“Në lidhje me lenden e gjetur në autobus ky shtetas deklaron se s'ka asnje dijeni per këtë”, thuhet në dosje.

Shoferi pranë firmës “Keli Travel” Piro Rushi në deklarimin e tij shprehet se ka rreth 30 vite që punon si shofer autobusi, ndërsa ne lëtë firmë ka rreth 6 vite punë.

“Ai shprehet se rreth orës 13:00 ka shkuar në Rrogozhinë ku gjendej autobusi. Atje është takuar me pronarin Mikel Picin dhe ka filluar që të lajë autobusin për ta nërë gati per udhetim, ndërsa Mikeli është marrë me punët e tjera në thertore. Piro Rushi shprehet se ka shkuar së bashku me shtetasin Mikel Pici drejt Portit te Durrësit, ku me pas Mikeli është marre me prerjen e biletave”,  nenvizohet më tej në dosje.

Në vijim të hetimit janë marrë pamjet filmike nga të cilat ka rezultuar se autobusi ku u gjet droga ka hyrë në qytetin e Fierit në datën 26 mars 2023 ora 17.46 dhe ka shkuar në drejtim të një servisi ku ka ndërruar dy gomat e para. Më pas autobusit është kthyer përsëri në drejtim të qytetit të Fierit.

“Në datën 29.04.2023 ora 12.33 ky automjeti ëshët konstatuar në autostradën Fier-Lushnje, pikërisht në vendin e quajtur “pushimi i shoferit” dhe nuk rezulton të jetë kthyer pas kësja date. Më datë 29.04.2023 është paraqitur për të kryer procedurate skanimit shtetasit Mikel Pici i datëlindjes 17.02.1991, drejtuesi i automjetit tip autobus me targa AB237DN në të njëjtën kohë dhe pronar i kompanisë "Keli Travel” si dhe shoferi i dytë ishte shtetasi Piro Rushi i datëlindjes 25.02.1966 ku pas skanimit, autobusi është markuar me shenjën “Red” në pjesën mbi gomat e prapme”.

Gjatë kontrollit të autobusit në pjesën e prapme tek korridori midis sediljeve është konstatuar se kapakët mbi motor i kishin vidat e reja. Pasi janë hapur kapakët është konstatuar se ata kishin peshë të rëndë dhe u vu re se nga pjesa e poshtme tek kapaku i parë kishte 8 pako në formë drejtkëndëshi të mbështjella me qese plasmasi transparente ku brenda secilës prej tyre dalloheshin mbështjellëse me ngjyrët të verdhë dhe shirita të kuqe dhe të zerzë, brenda të cilave dyshohet se kishte lëndë narkotike të llojit heroinë.

Pasi u hap kapaku i dytë janë konstatuar 18 pako në formën drejtkëndëshi të mbështjella me qese plasmasi transparente ku brenda secilës prej tyre dalloheshin qese me ngjyrë të verdhë dhe me shirita te kuqe dhe të zinj brenda së cilave dyshohet se mund te ketë lëndë narkotike të llojit heroinë.

“Njëra prej pakove u hap dhe u mor mostër ku u bë testi me anë të një apartati të posacëm i quajtur “Agilent’ i cili shërben për të konstatuar nëse është apo jo lëndë narkotike.  Kjo lëndë u peshua dhe pas peshimit rezultoi me peshën 13.75 kilogram sëbashku me ambalazh”, tregohet më tej në dosjen e Prokurorisë.

Vihet re që pronari i autobusëve i thotë shoferit, të mos tregojë që autobusi  ka qenë në Fier, në mënyrë që të mos lërë gjurmë.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:20
'Rri i qetë, mos e vrit mendjen për këtë punë', zbardhen përgjimet mes pronarit dhe shoferit që tentuan të trafikonin 13 kg heroinë drejt Italisë

1706179551_kokaine.jpg

Janë zbardhur përgjimet mes pronarit të firmës së autobusëve “Durrës-Milano”, Mikel Pici 32 vjeç, pronari i firmës së linjës së autobusëve “Durrës-Milano” dhe Piro Rushi, 57 vjeç, drejtuesi i autobusit që u kap me mbi 13 kilogramë kokainë.

Nga komunikimi midis shtetasve Mikel Pici dhe Piro Rushi evidentojmë:

Mikeli: Pse çfarë ke mos e vrit mendjen për këtë punë, rri i qetë nuk ke punë ti me rregull të dali njeri se i kam unë rri i qetë.

Piro: Mos fol, po autobusi ka qenë në Fier mos thuaj që ka qenë në Fier autobusi.

Mikeli: jo, jo.

Piro: Nuk ke qenë në Fier thuaj

Mikeli: jo jo nuk ke punë ti në rregull.

Janë zbërthyer gjithashtu të dy telefonat e Piro Rrushit, por në to nuk u konstatuan të dhëna në interes të hetimit.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën