KAKAVIJE - Pesë fëmijë të komunitetit rom janë shpëtuar dje nga trafikimi i mundshëm drejt Greqisë, nga policia kufitare 10 kilometër larg Kakavijës. Në pranga kanë rënë dy gra dhe shoferi i makinës, ndërsa fëmijët ishin të gjithë të moshes 2 deri në 8 vjeçe.
Greqia ka qenë gjithmonë “parajsa” e lakmuar e trafikantëve të fëmijëve, sidomos atyre që do të shfrytëzoheshin për të lypur. Një rast i tillë është ndaluar dje nga policia, greke, e cila ka mundur të zbulojë një tentativë trafiku fëmijësh romë, të cilët mendohet se do të dërgoheshin në Athinë për t’u shfrytëzuar si lypsa.
Burime nga Policia e Gjirokastrës bënë të ditur për Shqiptarja.com, se në bazë të dyshimeve, policia greke ka ndaluar një makinë, brenda të cilës udhëtonin pesë fëmijët e moshës 2-8 vjeç, të cilët kishin lidhje gjaku mes tyre. Ata shoqëroheshin nga dy gra dhe shoferi, i cili i transportonte drejt Greqisë, ku do t’i priste një tjetër shqiptar. Ata kanë rënë në gjurmët e Policisë në postbllokun policor të Kallpaqit, pasi në kontrollin e policisë, të pesë fëmijët nuk figuronin si fëmijë të të rriturve që gjendeshin në makinë.
Madje, siç bëhet e ditur nga të njëjtat burime policore, ishin të papajisur me pasaporta apo autorizim nga familjarët. Gjithçka është pikasur nga policia si një trafikim i të miturve drejt vendit fqinj, Greqisë për arsye përfitimi.
Autorët, dy gratë dhe shoferi i makinës janë shoqëruar në polici për t’u përballur me akuzën për rrëmbim fëmije e trafikim të miturish, ndërsa fëmijët janë nën mbrojtje të policisë, deri në kthimin e tyre pranë familjeve. Policia Kufitare e Kakavijës kë bërë të ditur, se ata nuk kanë kaluar legalisht nga pika kufitare. Kështu që, mendohet se ata kanë kaluar ilegalisht nëpërmjet malit dhe matanë kufirit janë pritur nga makina që po i dërgonte në thellësi të Greqisë.
Ndërkohë, nuk është bërë e ditur origjina e fëmijëve, apo nga cili qytet i Shqipërisë kishin udhëtuar drejt tokës helene.
502 fëmijë romë prej vitesh rezultojnë të zhdukur pa asnjë adresë dhe qeveria shqiptare dyshon, se këta mund të jenë përdorur për qëllime trafikimi në Greqi ose vende të tjera. Fëmijët romë nuk figurojnë të regjistruar nga Interpoli si persona të zhdukur.
Ndërsa qeveria shqiptare pritet të kërkojë informacion të detajuar pranë autoriteteve greke. Delegacioni shqiptar i kryesuar nga zv.Ministri i Brendshëm Avenir Peka, raportoi disa javë më parë në Komitetin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara kundër Torturës, në Gjenevë, duke e cilësuar rastin e 502 fëmijëve të zhdukur romë, si shumë të rëndësishëm.
“Autoritetet nuk kanë asnjë informacion në lidhje me këta fëmijë, por do të bëjmë të pamundurën për të marrë informacionin e nevojshëm nga autoritetet greke”, janë shprehur zyrtarët tanë.
Autoritetet zyrtare shqiptare raportuan gjithashtu, se Prokuroria shqiptare ka trajtuar 28 raste trafikimi të personave në vitin 2011, ku shtatë raste ishin të reja. Dhe të tjerat të regjistruar në vitin 2009 dhe në vitin 2010. Gjatë vitit 2011, Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda provoi 13 raste të trafikimit të personave.
Delegacioni shqiptar e konsideroi në Gjenevë raportin e zviceranit Dik Marti dhe pretendimet e tij, si “spekulime të pastra me konkluzione të pabazuara”.
“Edhe pse Statusi i Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë nuk shtrihet deri në Shqipëri qeveria shqiptare ka afruar bashkëpunim të plotë për grupin hetimor të EULEX. Këtë bashkëpunim ja kemi afruar dhe Dik Martit gjatë vizitës së tij në Shqipëri në 2008”, thanë zyrtarët shqiptarë. Një ekspert i Komitetit të Gjenevës përgëzoi Shqipërinë për kalimin e projektligjit për hetimet e EULEX-it, si mjaft i rëndësishëm për të zbardhur akuzat e trafikut të organeve.
Lajmi u përditësua
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 12 prill 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com