Autoritetet italiante të Vittorias kanë vënë në pranga një bandë hajdutësh e përbërë nga 4 persona të cilët po tentonin të vidhnin një kasafortë të një supermarketi brenda të cilës ndodheshin 10 mijë euro.

Banda kishte bllokuar sistemin e alarmit të supermarketit dhe ishin duke prerë me gur fresibël derën e supermarketit në kohën kur policia ndërhyri dhe vuri në pranga grupin mes të cilëve ishin dhe dy vëllezërit shqiptarë, Hamet Dogani 36 vjeç dhe Francesko Dogani 31 vjeç.

Tashmë vëllezërit shqiptarë do të hetohen nëse janë autorë të grabitjeve të tjera ose jo. 

vellezerit

vellezerit

Er.K/Shqiptarja.com