TEPELENE - Një person është dhunuar nga një shtetas tjetër, si pasojë e një konflikti të mëparshëm.

Ngjarja është denoncuar nga Dragush Halili nga fshatu Toç, i cili tha në polici se mesditën e sotme teksa merrte mbesën nga shkolla, Redian Haderi e ka goditur me grushte dhe i ka thyer xhamin e parë të makinës së tij, tip Benz.

Halili deklaron se kjo ngjarje ka ardhur si pasojë e një konflikti që Haderi ka pasur me kunatin e vëllait të tij dy ditë më parë.

I dhunuari ka deklaruar në polici se ditën e shtunë, pas një konflikti për motive të dobëta, Redian Haderi ka shkuar në lokalin në pronësi të kunatit të vëllait të tij, dhe ka qëlluar në ajër me pistoletë para lokalit në vendin e quajtur Krahs.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)