Policia e Shtetit vazhdon operacionin anti-kanabis në Tepelenë.  Në operacionin e koduar “Elezi” forcat e policisë kanë vazhduar kontrollet në komunën Kurvelesh, në kanionet e Lumit Bence.
 
Operacioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit, ndërsa marrin pjesë  35 forca të komisariatit të Tepelenës. Sipas policisë deri tani janë asgjësuar 1390 bimë kanabis sativa të kultivuara në parcela të hapura rishtas në kanione në Dilan dhe Elez.
 
Policia gjithashtu ka identifikuar autorët dhe është në ndjekje të tyre. Në ndihmë të operacionit kanë ardhur në ndihmë edhe forca nga Drejtoria e Policisë Gjirokastër.
 
Operacioni vijon pasi dyshohet për parcela të tjera të kultivuara në kanionet e Lumit Bence.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)