TEPELENE - Një 42 vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi në gjendje të dehur ka qëlluar me kallashnikov në ajër nga banesa e tij. Ngjarja ka ndodhur në Tepelenë, ku në pranga të policisë, ka rënë Vidan Zeneli.
Sipas policisë, Zeneli, nga banesa e tij në lagjen “Tre Heronjtë” në Tepelenë, ka qëlluar në ajër me armë zjarri kallashnikov, por sipas forcave blu ai ka qenë i dehur.
Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes, ka bërë të mundur arrestimin e tij, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit. Gjithashtu u sekuestruan edhe 9 gëzhoja si dhe disa fishekë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për procedime të mëtejshme penale.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com