TEPELENË - Nga operacioni i koduar "Këndervica" në qytetin e Tepelenës janë asgjesuar 810 bimë narkotike kanabis gjysëm të prera dhe gjysëm ende të kultivuara në një parcelë, pesha në total e të cilave pas tharjes shkon 800 kg.

Ky kontroll vjen në vijim të operacioni ku u sekuestruan 3.2 ton drogë në vendin e quajtur “Llufë” në malin e Kurveleshit. Ende nuk është identifikuar asnjë autor si kultivues i kanabisit dhe policia po punon për kapjen e tyre.
 
Bimet e kanabisit ishin gjysëm të prera dhe gjysëm të kultivuara pasi kultivuesit nuk kanë mundur dot të presin dhe t'i heqin ndërkohë që bimët e prera janë asgjesuar në vend me anë të djegjes të tjerat janë sekuestruar nga policia në cilësineë e provës materiale

Skrapar, asgjësohen 180 rrënjë bimë narkotike
Në Skrapar në vijim të kontrolleve për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, nga ana e efektivëve të janë gjetur dhe asgjësuar 180 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva.
 
Bimët janë gjetur në vendin e quajtur ‘’Shkëmbi i Kopaçit’’ në afërsi të qytetit Çorovodë dhe varionin nga 60-150 cm.
 
Vijon puna  për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)