TEPELENE – Rreth 11 mijë e 900 fidanë kanabis Sativa janë asgjësuar në fshatin Progonat të komunës së Kurveleshit.Operacioni i koduar “Drimua” angazhoi mbi 100 forca të policisë në bashkëpunim me FNSH dhe policinë e Gjirokastrës në aksionin antikanabis, të nisur nga Policia e Shtetit prej një muaji në të gjithë vendin.
 
Aksioni i policcisë për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike nisi prej ditës së djeshme dhe u asgjësuan përmes djegies:

500 fidanë kanabis sativa në vendin e quajtur Backov
4000 fidanë më në thellësi të zonës
7330 fidanë në Drimua
 
Sipas policisë toka ishte hapur rishtas dhe ishte gati për tu mbjellë me fidanët e kanabisit. Ndërkohë aksioni i policisë vijon pasi mësohet se ka informacione për bimë të tjera të mbjella në zonat përreth.

Në të njëjtën kohë policia po punon edhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

Kavaje, asgjësohen 1080 rrënjë kanabis, arrestohen 2 persona
Operacioni antikanabis në zonën e Kavajës është finalizuar me asgjësimin e 1080 bimëve kanabis sativa ndërsa në pranga ranë 2 persona.

Besnik dhe Fejzulla Demrozi kultivonin lëndën narkotike në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Operacioni “Pisha e Vjetër” u realizua në fshatin Cikallesh të komuns Helmas në Kavajës, aksion i nisur prej gati një muaji në të gjithë vendin.

droge
 (Në foto: Rreth 11 mijë e 900 fidanët e kanabis Sativa që janë asgjësuar në fshatin Progonat) Foto të tjera
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)