TEPELENE - Prej 9 muajsh institucionet shtetërore në Tepelenë nuk kanë shlyer faturat e ujit të pijshëm. Ndërmarja e Ujësjellësit në këtë qytet është në vështirësi financiare, pasi arkëtimet janë në nivelin zero. 

Sipas drejtuesit të kësaj shoqërie Arben Kaçorri, edhe pse është bërë një punë e mirë për rritjen e numrit të faturimeve, arkëtimi i tyre mbetet ende një problem i pazgjidhur. 

Rreth 400 abonentë të rinj janë shtuar pas kontrolleve të ushtruara, por janë insitucionet shetërore si spitali, shkollat, Burgu i Bençës që nuk kanë shlyer asnjë faturë të konsumit të kësaj lënde. 

Si për paradoks ato familje që trajtohen me ndihmë ekonomike e kanë shlyer debitë e prapambetur, ndërkohë punonjësit e institucioneve shtetërore rezultojnë ende debitore karshi ujësjellësit.

"Ne kemi drejtpërdrejt në janar të këtij viti shkresë nga qeveria, nga ministria që nga viti 2014 çdo lloj borxhi kjo shoqëri duhet ta mbajë me aksioneret që e kanë në varësi. Nuk mund të flas dot sepse gjendja vazhdon po njësoj, mos të them akoma më keq. Pra po thellohet borxhi nga mos lekujdimi i tij." tha Kaçorri

Problem tjetër mbetet sipas Kaçorrit mbetet furnizimi me ujë për qytetin e Memaliajt.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)