TEPELENE- Rishfaqen grabitjet me maska. Rreth orës 24:00 në aksin rrugor Tepelenë- Krahësë në një kthesë afër fshatit Majkosh, dy persona me maska të bardha dhe me automatik kallashnikov i kanë dalë para autobusit të linjës Sarandë- Tiranë, Sr 6941 B, i cili drejtohej nga Sokol Berxhaj, nga Saranda.

GRABITJA

Sipas policisë grabitësit kanë qëlluar tre herë me automatik drejt xhamit të parë të autobusit. Drejtuesi i automjetit ka ndaluar dhe personat me maskë kanë hyrë brenda dhe kanë kërkuar lekët. Shoferi u ka dhënë lekët e biletave dhe disa lekë të tjera që ua mblodhi pasagjerëve në moment dhe ua dha dy personave që rrinin jashtë autobusit. Dy personat e armatosur pasi kanë marrë 30 mijë lekë të reja që ua dha shoferi janë larguar me shpejtësi nga shtrati i lumit Vjosë.

Në autobus udhëtonin 18 pasagjerë, shoferi dhe fatorinoja. Shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes bashkë me autobusin e pasagjerët deri në fshatin Iliras dhe më pas kanë telefonuar policinë. Fatmirësisht nuk ka asnjë të plagosur. Një pasagjer është lënduar lehtë në fytyrë nga copat e xhamit por pa asnjë problem për jetën.

OPERACIONI I KERKIMIT

"E gjithë policia e Tepelenës dhjetra forca të drejtorisë së policisë së Gjirokastrës të drejtuar nga drejtori i policisë së qarkut të Gjirokastrës, Ajet Ibro, janë në vendngjarje dhe ka filluar krehja e zonës dhe shoqërimi i personave të dyshuar." Fatmirësisht nuk ka asnjë të plagosur. Një pasagjer është ciflosur në fytyrë nga copat e xhamit por pa asnjë problem për jetën.

POLICIA E GJIROKASTRES: 16 TE SHOQERUAR

Zëdhënësi i policisë së Gjirokastrës, Genti Mullai konfirmon për Shqiptarja.com se ngjarja është drejt zbardhjes. Deri tani janë shoqëruar 19 persona, ndërsa policia ka marrë dëshmitë e pasagjerëve dhe të dëshmitarëve.  Sipas një pasagjeri njëri prej grabitësve mund të ketë qenë në moshë të vogël. “Grabitësi që më vuri automatikun në kokë ishte i gjatë 1.70 m dhe kishte zë të hodhë. Çka mu duk se ishte i vogël në moshë’- tregon një nga pasagjerët i cili në momentin kur është ndaluar makina, ka dalë jashtë pasi kujtoi se mos autobusi kishte bërë aksident. Në këtë moment një nga grabitësit duke i vënë automatikun në kokë e ka urdhëruar të hynte brenda në autobus.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)