Tepelenë, përmbarimi bllokon
pagat UKT,65 punonjës pa rroga

Tepelenë, përmbarimi bllokon<br />pagat UKT,65 punonjës pa rroga
 Prej 2 muajsh 65 punonjës të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Tepelenë, nuk marrin pagat, kjo për shkak të bllokimit nga përmbaruesit për mospagesën e sigurimeve shoqërore në periudhën 2007-2012.

Drejtori i kësaj ndërmarrje, Arben Kaçorri, ka bërë fajtorë ish- drejtuesit e ndërmarrjes së Ujësjellësit, të cilët nuk kanë derdhur detyrimet në Tatime. Megjithatë vetë Kacorri, akuzon për gjendjen e krijuar, përmbaruesin privat Bujar Shehun ndaj të cilit ka bërë edhe një padi me arsyetimin se ligji e përmban që përveç shpenzimeve dhe dietave, pagat dhe sigurimet nuk mund të bllokohen nga përmbaruesi në asnjë moment.

"Po vazhdon muaji i dytë dhe 65 punëtorë aktualisht nuk marrin pagat megjithëse ne jemi të siguruar. Në bazë të urdhrit të përmbarimit nga 2007 deri në vitin 2013 nuk janë bërë likuidimet e sigurimeve të ish- punonjësve që kanë qenë pjesë e UKT. Kjo jo vetëm nuk është paguar por edhe nuk janë bërë procedurat për deklarimin e tyre në organet tatimore. Për të gjitha këto detyrime që kjo shoqëri nuk janë bërë transparente, nuk janë paguar, njerëzit dhe përgjegjësit kryesorë të vihen përpara ligji. Dhe nuk dua që të vuaj pasojat që sigurimet shoqërore që ata kanë lënë pa paguar", u shpreh Kaçorri. 

Ky i fundit deklaron se borxhet e prapambetura janë kthyer në një terren korruptiv të cilat po shfrytëzohen nga urat lidhëse Përmbarues-Avokat.
Nga ana tjetër ata që vuajnë direkt këtë problem, janë punonjësit e administratës dhe teknikët në terren që prej 2 muajsh nuk marrin pagat pikërisht për këtë problem.
 
"Kemi dy muaj pa marrë pagat, arsyeja është bllokimi në bankë për arsye të mos pagesës së sigurimeve shoqërore. Pagesat e sigurimeve shoqërore nuk i kemi paguar për këtë arsye është bllokuar paga"
 
"Nuk i kemi marrë pagat, jemi dy muaj pa rroga, jemi ndërmarje në falimentim"
, shprehen disa punonjëse. 

E gjendur përballë këtij problemi, Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve është në prag falimenti pasi nuk ka të ardhura të përmbush asnjë detyrim.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi