Policia godet një rast të kultivimit të kanabisit në Tepelenë.

70 bimë narkotike, të dyshuar si Cannabis Sattiva janë konstatuar nga Policia e Tepelenës në në vendin e quajtur "Noga", në afërsi të fshatit Turan.

Bimët e gjetura u asgjësuan menjëherë me anë të djegies.

Policia ka shpallur në kërkim një person i cili dyshohet si kultivues i bimës narkotike, por nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ''Kultivimi i bimëve narkotike''.

[gallery]23510[/gallery]
Redaksia Online
E.S/ shqiptarja.com