“Koalicioni pro familjes”, i pastorit Akil Pano protestoi në një marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Ministrisë së Shëndetësisë, kundër terapisë hormonale për trans gjinorët në QSUT.
Protesta u mbështet publikisht edhe nga kreu i PD-së Sali Berisha, i cili tha se demokratët do t’i bashkohen, por në manifestim u panë vetëm dy përfaqësues nga pozita
Kjo solli reagimin e ashpër të aleancës së LGBTQI+ që thotë se protesta zhvillohet për zhurmë nga vetë Berisha dhe ushtari i tij Akil Pano, për të larguar vëmendjen nga çështje të tjera si ajo e Zvërnecit.
Kërkesat e Koalicionit Pro familjes:
-Shfuqizim te ligjit te barazisë gjinore.
-Shfuqizim te urdhrit qe lejon trajtimin hormonal trasgjinoreve.
-Ndalimin e implementimit te ideologjisë gjinore ne kurrikulat shkollore.
-Pushimin nga detyra te ministres (Evis Sala) edhe zv ministres te shëndetësisë, (Eugena Tomini)






Komente
Komento