Të ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore/moderatore Doreada Mio, ishin dy psikologe dhe psikoterapiste, Arela Carku dhe Ermila Hila, të cilat folën për rëndësinë e terapisë në grup. Kjo metodë është e zbatueshme prej 10 vitesh në shoqërinë tonë dhe shumë efikase për shumë probleme të komunitetit.

Shpeshherë është një metodë efikase për të gjetur zë, apo për t’u kuptuar nga të tjerët, u shpreh në studio Ermila Hila. Në vendet perëndimore kjo është një traditë që të ndihmon të sjellësh veten në mënyrë sa më reale dhe të reflektosh për marrëdhëniet personale, duke pasur një hapësirë sa më të rehatshme.

Por a është pranuar terapia në grup nga shoqëria shqiptare? Ekspertet pranojnë se, edhe pse ka një lloj hezitimi, kohët kanë ndryshuar shumë në raport me kohët e shkuara. Si zhvillohet një terapi në grup? Është një ambient ku njerëzit takohen një herë në javë, që caktohet nga organizatorët.

Problematikat dhe temat janë shumë specifike, kryesisht me personat që kanë probleme me vartësitë, alkoolin, drogën apo probleme të ngjashme, pa anashkaluar grupet e prindërve me aftësi ndryshe. Është një format që aplikohet në shumë kontekste dhe ka rezultuar efikas.
 


Lajmi kryesor:

Doktor Faruk Dogan nga Spitali Amerikan 3: Metodat e trajtimit për tumoret e vezikës urinare! Shërbimet e gjinekologjisë estetike po kërkohen shumë