Tërheqja e 12 ambasadorëve shkakton tensione në Kosovë! Gërvalla: Vendimi një hap drejt reformimit! Hoxhaj: Vendim i pamenduar mirë, i paprecedent!

Tërheqja e 12 ambasadorëve shkakton tensione në Kosovë!  Gërvalla: Vendimi një hap drejt reformimit! Hoxhaj: Vendim i pamenduar mirë, i paprecedent!

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, me kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka liruar nga detyra të gjithë ambasadorët e Kosovës, që ishin të emëruar politikë.

Ministrja Donika Gërvalla, deklaroi se ky është vetëm një hap në reformën e thellë që do t’i bëhet shërbimit diplomatik të Kosovës.

“Ky është vetëm një hap në reformën e thellë të shërbimit diplomatik të Kosovës. Ai do të pasohet nga vendimet tjera në nivelin strukturor të ministrisë dhe do të mbështetet nga legjislacioni i ri, i cili do të ristrukturojë shërbimin diplomatik sipas standardeve ndërkombëtare”, ka thënë Donika Gërvalla në një postim në Facebook.

Sipas Gërvallës, ky vendim krijon hapësirën e domosdoshme për përmbushjen e obligimit ligjor që së paku 50 për qind e emërimeve të ambasadorëve dhe drejtuesve të misioneve të jenë nga anëtarë të shërbimit të jashtëm të Kosovës.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, propozimin e Qeverisë së Kosovës për lirimin nga detyra të të gjithë ambasadorëve të Kosovës të emëruar politik, e ka konsideruar si pezullim të politikës së jashtme të Kosovës. Sipas tij, ky vendim përbën skandalin më të madh në politikën e jashtme.

“Largimi i përnjëhershëm i ambasadorëve me ‘çelës politik’ është i paprecedent, i pamatur, i pa analizuar mirë. Veprime të tilla kamikaze e dëmtojnë imazhin e Kosovës në botë, e zbehin subjektivitetin ndërkombëtar dhe i përmbysin të arriturat e dy dekadave të fundit në diplomaci”, ka thënë mes tjerash Hoxhaj.

Sipas ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik, aktualisht së paku pesëdhjetë për qind të emërimeve të Ambasadorëve dhe Shefave të Misioneve, duhet të bëhet nga anëtarët në detyrë të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës dhe Pjesa tjetër e të emëruarve mund të jenë të emëruar politikë. Gjatë konferencës ministrja ka raportuar se bëhet fjalë për largimin e 12 ambasadorëve.

Ambasadorët e Larguar: 

1. Beqë Cufaj – Gjermani

2. Nait Hasani – Shqipëri

3. Arbër Vllahiu – Çeki

4. Lirim Grejqevci – Holandë

5. Shpend Kallaba – Hungari

6. Gezim Kasapolli – Kroaci

7. Avni Kastrati – Slloveni

8. Gjergj Dedaj – Maqedonia e Veriut

9. Hajdin Abazi – Australi

10. Ylber Hysa – Mali i Zi

11. Avni Arifi – Emiratet e Bashkuara Arabe

12. Amir Ahmeti – Katar

Procedurat ligjore për emërimin e ambasadorëve të rinj marrin kohë. Pas propozimit të Ministrisë së Jashtme, që bëhet në koordinim me kryeministrin, emrat për ambasadorë dërgohen në Komisionin për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës. Ky komision pastaj i dërgon emrat në Presidencë, ku pason dekretimi nga ana e presidentit të Republikës. Por, procedura nuk përfundon me kaq. Shteti pranues duhet të japë pëlqimin për ambasadorin e ri, procedurë kjo që mund të marrë disa muaj kohë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja