Tensionet në Kosovë po shuhen, Rama: Asgjë e re, secili me ‘fitoren’ e tij! Jo dakord me BE e SHBA që ‘bekuan’ barrikadat si mjete proteste paqësore

‘Shfaqje’. Kështu e cilësoi kryeministri Edi Rama vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës, tërheqja e të cilave ka nisur që në mëngjesin e sotëm. Me nota ironie, kreu i qeverisë u ndal edhe tjetërsimi i termit ‘barrikada’, ku në këtë ‘revoltë’ u përdor si mjet proteste paqësore nga serbët. Rama u ndal edhe tek partnerët tanë strategjik, SHBA dhe BE prej të cilëve kërkoi që të kuptonin se barrikadat nuk mund të përdorën asnjëherë si mjete paqësore dhe se vendi ynë nuk bie dakord me këtë. 

Më tej, kryeministri u shpreh se pavarësisht se situata kulmoi në deklarata armiqësore, u nxitën tensione dhe për më tepër manovrat ushtarake patën më shumë hov, situata mbetet e njëjtë për integritetin e Kosovës, si para tensioneve e si pas tyre. Për Ramën, deri në momentin që ‘përgjigjet’ e së shkuarës do të jenë “busulla” e zgjidhjeve të ngërçeve të së tashmes nuk do të ketë kurrë asgjë të re! Dialogu, diplomacia dhe integriteti i Kosovës do të jetë gjithnjë ‘në vend numëro’ për aq kohë sa përdoret retorika e së shkuarës, nënkupton kryesocialisti.

“Asgjë e re, shfaqja zgjati ca më shumë, tensioni u ngrit ca më lart, fjalët u këmbyen me ca më shumë zjarr, manovrat ushtarake patën ca më shumë hov, po fundi qe po i njëjti dhe të gjithë u kthyen në shtëpi, sekush me fitoren e vet me vete si gjithmonë!

Ah po, diçka e padëgjuar ndodhi! Doli kuptimi i ri i barrikadës, e cila pas 434 vjetësh hyri në listën e mjeteve të protestës paqësore me bekimin e BE dhe të SHBA! Shpresojmë në mirëkuptimin e aleatëve tanë strategjikë për të mos qenë dakord në këtë pikë. Po fare!

Pyetja mbeti po ajo që ishte përpara këtyre barrikadave paqësore e deklaratave armiqësore! Dhe deri kur përgjigjet e ndryshme të nisen po njësoj nga e shkuara, pyetja do të mbetet po aty edhe pas shfaqjes së rradhës, kur barrikadat të thyejnë paqësisht monotoninë e hiçzgjidhjes!”- shkroi Rama.

Prej datës 10 dhjetor disa serbë në Veri të Kosovës kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Kjo ka qenë përgjigja e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiç, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Atij fillimisht i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, ndërsa dje u dërgua në në arrest shtëpiak. Pantiç dyshohet se organizoi “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.Ditën e djeshme është liruar edhe ish polici serb Dejan Pantiç. Ky i fundit ka qenë edhe një ndër elementët që ka shtuar tensionet në veri.

Për përshakëllëzimin e tensioneve kanë reaguar Departamenti amerikan i Shtetit ku thotë se SHBA-ja dhe BE-ja janë duke punuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandat Vuçiç, për të gjetur një zgjidhje politike që të ulen tensionet në veri të Kosovës.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Igor: 31/12/2022 09:53

    E mjera toke Shqipetare qe mbane kesoj lloje qeveritaresh antikombetare,shiqoni cka bejne Serbet per Serbet e Kosoves ,kurse ky e mbeshtet vellaun Vucic ne Beograd frikesohet se po e humbas Ballkanin e hapur,kety nuk i intereson kombi aspak dhe nuk e din askush se ky ka edhe pasaporten Serbe nee xhep ,Shqiperise i nevoitet nji kryeminister si ELENA KOSTAQI qe e njeh historine dhe jo nji piktor anti kombetare.

    Përgjigju
  • Gjergj: 29/12/2022 21:18

    Analist panelesh apo kryeministèr i vendit amè?

    Përgjigju
    • Arbërori: 30/12/2022 00:06

      Kryem…

  • Arbërori: 29/12/2022 20:09

    Wauuu Edvin shkjau shqipfolës qenka zgjuar nga agonia, ami si flet sikur ka zbritur nga hapsira diellore. Serborusët në Durrës, pse nuk flet për këtë pakëz o vllau i Šeśelit e i Vucicit…

    Përgjigju
    • Turi: 29/12/2022 22:26

      Nuk kisha dyshim qe ti zarbe do kishe komentuar. Po me tru shplare se ty nuk paska ne kombin shqiptar. O trim i tastieres, shko ha qebapka me mire se per pun tjeter nuk je o llapaqen burr.

  • Ich: 29/12/2022 19:56

    Prijësi i shqiptarëve, rroteli i artit, piktori i dështuar....... një hiç prej gjëje..... Matuf

    Përgjigju
  • Spiropali: 29/12/2022 18:23

    Është kap njeri me drogë sot?

    Përgjigju
  • Emigranti: 29/12/2022 18:05

    U zgjove nga gjumi o Babagjysh? Kur gjithçka mbaron kujtohesh të reagosh, si ti dhe Zonja Xhaçka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?