TIRANE - Ministria e Arsimit paralajmëron universitetet që i është hequr licenca se do të përballen me ligjin, në rast se u kërkojnë studentëve të paguajnë para për tërheqjen e dosjes së studentit.
Zëvendësministri i Arsimit, Arbi Mazniku ka nisur inspektimin në ato universitete, të cilat janë denoncuar nga studentët se u janë kërkuar para për çregjistrim. Pasi ka qenë në universitetin “Vitrina” Mazniku vuri datën 1 Shtator si afat për universitetet për t’i dhënë dosjet çdo studenti.
“Data 1 shtator është data e fundit e parashikuar për çregjistrimin e studentëve ku ata mund të tërheqin dosjet nga secili institucion i Arsimit të Lartë që ka humbur licencën. Brenda datës 20 shtator i është kërkuar të gjitha Institucioneve të Arsimit të Lartë që të dorëzojnë të gjitha dosjet në Ministrin e Arsimit për secilin student.”- tha Mazniku.
Mazniku tha se universitet po shkelin vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 7 Gusht, që parashikova përgatitjen e dosjes për çdo student, me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit të lartë për vazhdimin e studimeve, dhe t’ia vënë atë në dispozicion vetë studentit, pa asnjë detyrim financiar shtesë nga ana e tij, brenda datës 1 Shtator 2014.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO