Tërhiqet Greqia, Papulias bën
hap prapa, pranon toponimet

Tërhiqet Greqia, Papulias bën<br />hap prapa, pranon toponimet
TIRANE - Presidenti grek, Karolos Papulias bën hapin e parë prapa ndaj kërkesave të Tiranës. Gjatë takimit që ka zhvilluar dje me kryeministrin Edi Rama, kreu i shtetit grek, ka pranuar se, çështje do të marrë një zgjidhje shumë të shpejtë.

Në takimin me dyer të mbyllura mes kryeministrit Edi Rama e presidentit grek Papulias si dhe delegacioni që e shoqëronte është diskutuar mes të tjerash në lidhje me problemin e toponimeve greke në pasaportat shqiptare që ka sjellë shumë pengesa për emigrantët shqiptare.

Presidenti grek mësohet të ketë thënë se “për çështjen e Toponimeve ju keni shumë të drejtë dhe kjo çështje do të marrë një zgjidhje shumë të shpejtë”.

Edhe gjatë takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha, presidenti Papulias tha se, çështja e toponimeve në pasaportat e shqiptarëve të lindur në Greqi do marrë zgjidhje dhe për këtë është ngritur një komision i përbashkët mes dy vendeve.

U NDALUAN DY ARTISTE NE KUFI
Rama ka shpjeguar në mënyrë të detajuar, me shembuj konkretë se sa probleme kanë sjellë toponimet në pasaportat e qytetarëve shqiptarë për kalimin në kufi. Ai ka sjellë rastin e një regjisori shqiptar e bashkëshortes së tij aktore, që së bashku me fëmijën e tyre janë ndaluar në kufi nga policia greke vetëm për shkak të toponimeve. Për më tepër që çifti i artistëve ishin nisur për të ardhur në Shqipëri për të tërhequr çmimin e Tirana International Film Festival. Ndaj Rama nënvizoi domosdoshmërinë e zgjidhjes së këtij problemi.

PAPULIAS SOT NE KELCYRE, MESHE NE MANASTIR NE GJUHEN SHQIPE
Presidenti Papulias prej së dielës ndodhet në një vizitë tre ditore. Sot ai ka udhëtuar drejt Këlcyrës ku në mesditë rreth orës 12:00 është mbajtur një meshë në manastirin e “Shën Nikollës” në Këlcyrë, ku e drejtonte kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos.  Mesha është mbajtur në shqip dhe greqisht në përkujtim të ushtarëve të rënë në luftën italo greke.  Më pas ai ka vendosur kurora me lule tek kryeqi i madh që simbolizon shpirtin e ushtareve të rënë grekë.  Papulias ne Kelcyrë, meshë në shqip e greqisht

                                                                                                               
Presidenti grek Karolos Papulias është pritur dje nga krerët më të lartë të shtetit shqiptar. Presidenti Bujar Nishani ka kërkuar heqjen e ligjit të luftës nga Greqia. Gjatë ditës së djeshme Presidenti grek Karolos Papulias ka zhvilluar takime edhe me krerët e politikës shqiptare. Dhe në qendër të bisedimeve ishin marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje, minoritetet, emigrantët, toponimet e heqja e ligjit të luftës, si dhe kufiri detar.

Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com­)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore